Xhixho: Me PL-në Më pak taksa, më shumë para në xhepat e qytetarëve, 1,200€ rroga mesatare

35
Sigal

Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan në Facebook se me partinë e saj do të ketë më shumë para në xhepat e qytetarëve dhe më pas taksa.

Xhixho: Më pak taksa, më shumë para në xhepat e qytetarëve! Le të ndërtojmë një Shqipëri ku çdo qytetar jeton me dinjitet dhe mirëqenie.

Ka ardhur koha t’i japim fund varfërisë, falimentimit të bizneseve të vogla dhe mungesës së shpresës.

Paketa e Dhembshurisë dhe Revolucioni Fiskal janë angazhime të qarta, të cilat vetëm Aleanca për Shqipërinë Madhështore mund t’i bëjë realitet.

1,200€ rroga mesatare

500€ paga minimale

200€ minimum jetik

Nuk do ketë pension me pak se 200€

Taksat lokale nuk do të kalojnë 1% të xhiros vjetore.