Xhixho: Bizneset e drejtuara nga gratë kanë nevojë për mbështetje reale dhe jo propagandë!

61

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho i bën thirrje qeverisë shqiptare që të drejtojë sytë nga bizneset e drejtuara nga gratë, të cilat, siç thotë ajo, kanë nevojë për mbështetje reale dhe jo propagandë!

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Xhixho shprehet se tërmeti dhe pandemia i dhanë goditje të njëpasnjëshme sipërmarrjeve private, sidomos atyre të drejtuara nga gratë, qoftë në zona urbane apo rurale po përballen me sfidë për mbijetesë.

Xhixho thekson se bizneset kanë nevojë për partner strategjik siç duhet të jetë qeveria për t’i suportuar në një situatë të tillë.

Ndaj vijon ajo, biznesi duhet dëgjuar, ndihmuar por kjo maxhorancë ka qasje armiqësore ndaj biznesit dhe nuk ka as aftësinë as vullnetin për ta mbështetur.

POSTIMI:

Bizneset e drejtuara nga gratë kanë nevojë për mbështetje reale dhe jo propagandë! Tërmeti dhe pandemia i dhanë goditje të njëpasnjëshme sipërmarrjeve private, sidomos atyre të drejtuara nga gratë, qoftë në zona urbane apo rurale po përballen me sfidë për mbijetesë.

Mbështetja e munguar e qeverisë, përtej shfaqjes në televizione, ka sjellë reduktim të numrit të punonjësve, duke rritur papunësinë në radhët e Shqiptarëve, të cilët përpiqen të gjejnë shpresë dhe pse kjo e fundit venitet nga institucionet që drejtojnë sot vendin.

80% e bizneseve të drejtuara nga gratë u goditën rëndë. 1 në 5 kompani kanë reduktuar pagat ose shkurtuar punonjës nga puna. 50% e bizneseve kanë pësuar ulje fitimi.

Bizneset shprehen se nuk kanë përfituar nga paketat fiskale dhe pagat e luftës.

Bizneset kanë nevojë për partner strategjik siç duhet të jetë qeveria për t’i suportuar në një situatë të tillë. Biznesi duhet dëgjuar, ndihmuar por kjo maxhorancë ka qasje armiqësore ndaj biznesit dhe nuk ka as aftësinë as vullnetin për ta mbëshetur.

Ne besojmë se vetëm fuqizimi ekonomik i gruas e mbi të gjitha sipërmarrjet e drejtuara nga gratë do mund ta zhvillojnë ekonominë dhe japin shpresë familjeve shqiptare. Së bashku mundemi.