Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho u shpreh se sistemi shëndetësor në Shqipëri po përballet me probleme të rënda, duke ngritur alarmin për cilësinë e barnave dhe mungesën e financimit.
Ajo theksoi se të dhënat e KLSH tregojnë rritje të importeve të barnave me kosto më të ulët, çka sipas saj ngre dyshime serioze për cilësinë, ndërsa një pjesë e madhe e qytetarëve detyrohen t’i blejnë ato jashtë sistemit zyrtar.
Deputetja akuzoi gjithashtu qeverinë për shpërndarje të gabuar të buxhetit, duke lënë pas dore shëndetësinë dhe duke detyruar qytetarët të përballojnë vetë kostot e shërbimeve mjekësore.
Fjala e plotë:
Të nderuar kolegë, në fakt sërish nuk morëm asnjë përgjigje, ndaj le të themi disa të vërteta për qytetarët. Zonja ministre, ju lashë edhe pyetjet, të cilat uroj të keni përgjegjësinë për të kthyer përgjigje të sakta për të gjitha pyetjet që shtrova në këtë interpelancë.
Për barnat: sipas KLSH-së, në vitin 2023 u importuan rreth 837 ton më shumë barna se në vitin 2022, por me kosto më të ulët për njësi. Çfarë do të thotë kjo? Padyshim, ngre dyshime serioze për cilësinë. 80% e barnave në treg janë gjenerike, më të lira, por jo domosdoshmërisht me të njëjtën cilësi. Vendimi juaj i vitit 2015 lejoi hyrjen e barnave pa analiza të plota, sipas KLSH-së, duke hapur rrugën për importe pa kontroll të plotë laboratorik.
Në një pyetësor shumë interesant të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, çfarë thonë shqiptarët? 63% e të anketuarve kanë blerë ilaçe pa pullë fiskale, zonja ministre. 63% e shqiptarëve blejnë ilaçe pa pullë, sepse nuk kanë besim te cilësia e barnave që ju ofroni. Ky është realiteti dhe kjo është e vërteta. Madje, 43 barna alternative nuk figurojnë fare në regjistrin alternativ, zonja ministre. Kjo është e vërteta për sa i përket barnave.
Ndaj, duhet të ndryshojë me urgjencë, sipas direktivës së Bashkimit Europian, ligji i barnave, në mënyrë që të kemi cilësi për qytetarët tanë, të cilët sot blejnë pa pullë, sepse ju nuk mund t’u garantoni cilësi barnash.
Tek onkologjiku, për të cilin nuk morëm sërish përgjigje, ne do të vazhdojmë të insistojmë. Fondi i onkologjikut është 13 herë më i vogël se ai i koncesioneve që ju paguani çdo ditë. Realiteti është që familjet shqiptare marrin kredi dhe hyjnë në borxhe për të siguruar shërbim shëndetësor, që është një e drejtë kushtetuese, zonja ministre. Është një e drejtë kushtetuese shërbimi shëndetësor.
Nga ana tjetër, realiteti është që 55% e familjeve shqiptare nuk e mbyllin dot muajin. Imagjinoni këto familje të kenë një sëmundje në shtëpitë e tyre. Dhe ne paguajmë dy herë taksa: paguajmë TVSH për ushqime, paguajmë për naftën e kudo, dhe paguajmë edhe nga xhepi për sigurimin e shërbimit shëndetësor.
Tani, rajoni: ku jemi ne? Shqipëria për shërbimin shëndetësor alokon 2.5% të prodhimit të brendshëm bruto. Maqedonia e Veriut alokon 6%, Mali i Zi 7%, ndërsa Serbia, që është kampione në rajon, jep 8% të prodhimit të brendshëm bruto. Ju lutem, zonja ministre, meqë kryeministri e ka shumë pasion miqësinë e tij me presidentin Vuçiç, të marrë modelin e tij për financimin në shërbimin shëndetësor, modelin e një vendi që është kampion në rajon për buxhetimin në këtë sektor.
Greqia alokon 9% të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa Italia 19%. Këto janë të vërtetat. Kemi qenë këtu dhe kam bërë amendament për rritjen e buxhetit të shëndetësisë, ndërkohë që 80% e buxhetit shkon për infrastrukturën, për rrugët, që shpesh mbeten rrugëve, me korrupsion galopant. Çojeni për barna, çojeni për sistemin shëndetësor.
Dhe sot, të nderuar qytetarë, duhet të kuptojmë se, në qoftë se kryeministri pi verë 33 mijë euro dhe ndërton “Kopshtin Eden” me 4.2 milionë euro, ndërkohë flasim për vetëm 75 mijë euro që duhen për 30 poltrona.














![Në një kohë kur qytetarët shqiptarë vazhdojnë të përballen me disa nga çmimet më të larta të karburantit në rajon e më gjerë, qeveria ka ndërmarrë një hap tjetër që do të rrisë më tej barrën fiskale mbi këtë produkt. Përmes një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave, është rikthyer me një emër të ri dhe aktorë të tjerë koncesioni i debatuar i markimit të naftës. Me propozim të Ministrit të Financave, Petrit Malaj, qeveria ka miratuar vendimin që detyron të gjitha kompanitë e naftës në vend të shënojnë çdo litër karburant që prodhojnë apo hedhin në treg. Ky shërbim do të kryhet si monopol ekskluziv nga shoqëria publiko-private ALBTrace Co. Sipas vendimit të qeverisë, kompanitë e naftës do të jenë të detyruara të paguajnë një tarifë prej 6.5 eurosh (pa TVSH) për çdo 1 000 litra karburant të shënuar. Kjo kosto e re do t’u kalojë drejtpërdrejt konsumatorëve në çmimin e përditshëm të naftës në pikat e furnizimit. Vendosja e një tarife të detyrueshme në monedhë të huaj (euro) dhe jo në monedhën kombëtare (lek) përmes një akti ligjor të propozuar nga Ministria e Financave mbetet një nga pikat më absurde të këtij vendimi, përveç ndikimit të tij të drejtpërdrejtë financiar mbi xhepat e qytetarëve. “Tarifa kombëtare e shërbimit të shënjimit, që do t’i paguhet shoqërisë ‘ALBTrace CO’, sh.a., nga subjektet e detyruara do të jetë në shumën prej 6.5 euro pa TVSH, për 1 000 litra të shënuara.” – Nga vendimi i Këshillit të Ministrave. Struktura e pronësisë së shoqërisë së re tregon se bëhet fjalë për një partneritet publik-privat: 51% të aksioneve zotërohen nga shteti shqiptar. 49% të aksioneve zotërohen nga kompania private O & S SECURITY AND SOLUTIONS, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo kompani e fundit është në pronësi të përbashkët të Bankës Qendrore të Emirateve dhe gjigantit zviceran Sicpa, i njohur më parë në Shqipëri si koncesionari i pullave fiskale. Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur këtë lëvizje, duke deklaruar se shërbimi i ri i shënjimit do të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal në sektorin e naftës, duke pretenduar se këtë herë skema do të jetë më efikase se ajo e qeverisë së kaluar. [09:51, 02/08/2026] Dea: Qeveria rikthen koncesionin e markimit të naftës, tarifa e re pritet të rëndojë mbi çmimin e karburantit](https://telegraf.al/wp-content/uploads/2026/08/Nafta-100x70.jpg)





