Xhelal Mziu takim me banorët e Luznisë: Shkëndija e parë e fitores së Dibrës filloi pikërisht nga Luznia, falë punës së shkëlqyer të bërë në këtë grupseksion

286
Sigal

Pas përfundimit të procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 25 prillit, Deputeti i Partisë Demokratike, i cili gjatë fushatës ishte Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, Xhelal Mziu, ka nisur falenderimet drejtuar çdo njësie administrative në Qarkun e Dibrës, ku këtë herë ishte në Luzni ku ka falenderuar të gjithë bashkëqytetarët e tij, për mbështetjen që i dhanë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë nuk do të rresht kurrë së besuari te bashkimi i demokratëve por dhe çdo shqiptari për ndryshim, dhe ëndrra jonë për një vend me standarte evropiane, ku shumë shpejt do të vij, nga platforma Basha! Unë do të jem çdo ditë pranë Jush deri në realizimin e asaj që na e vodhi, na e bleu, na e tjetërsoi kjo qeveri.”,- është shprehur Mziu me anë të një postimi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka vazhduar falenderimet drejt banorëve të Luznisë.

Postimi i tij i plotë:

Faleminderimet e mia më të sinqerta bashkëqytetarëve të mi në njësinë administrative #Luzni, Kryetarit të grupseksionit, koordinatorit, strukturës së PD, të rinjve, demokratëve pse jo dhe socialistëve, për mbështjetjen e madhe që i dhanë PD dhe mua më 25 prill!

Shkëndija e parë e fitores së Dibrës filloi pikërisht nga Luznia, falë punës së shkëlqyer të bërë në këtë grupseksion.

Unë nuk do të rresht kurrë së besuari te bashkimi i demokratëve por dhe çdo shqiptari për ndryshim, dhe ëndrra jonë për një vend me standarte evropiane, ku shumë shpejt do të vij, nga platforma Basha!

Unë do të jem çdo ditë pranë Jush deri në realizimin e asaj që na e vodhi, na e bleu, na e tjetërsoi kjo qeveri.

Ky është një rrugëtim që unë kam nisur me ju dhe do e vazhdoj me ju.

Faleminderit