Xhelal Mziu: Shpopullimi masiv, largimi i të rinjve dhe braktisja e shkollave i kanë lënë fshatrat të shkreta

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka zhvilluar një takim me strukturat e grupseksionit Kastriot për prezantimin e kandidatëve që do të përfaqësojnë Dibrën në Parlament.

🇦🇱 Takim me strukturat e grupseksionit #Kastriot për prezantimin e kandidatëve që do të përfaqësojnë Dibrën në Parlament.

🆘️ Shpopullimi masiv, largimi i të rinjve dhe braktisja e shkollave kanë lënë fshatrat të shkreta.
🆘️ Tokat bujqësore dhe pemëtoret mbeten të papunuara për shkak të mungesës së subvencioneve dhe mungesës së fuqisë punëtore.
🆘️ Fshati është braktisur nga politika, pa asnjë vëmendje apo mbështetje.
🆘️ Banorët nuk kanë leverdi të punojnë tokën dhe të merren me blegtori për shkak të monopoleve dhe konkurrencës së padrejtë nga produktet e importuara, veçanërisht nga Serbia, “vëllai” binjak i kryeministrit Rama.
📌 Thirrja jonë është e qartë:
🔷️ Le të bashkohemi – demokratë, të pavendosur dhe të majtë të ndershëm – për të rrëzuar këtë qeveri të krimit, korrupsionit, monopoleve dhe aferave të pista.
🔷️Të rikthejmë demokracinë dhe një qeverisje të përgjegjshme, me në qendër qytetarin!
🔷️ Ne do të fitojmë më 11 maj 🇦🇱✌️✌️