Rama në delir për 30 Qershorin, Vasili i nxjerr videon e votave: Kryeplehra, krenar që përfundoi në plehra

492
Sigal

Nga foltorja e Kuvendit, ku pritet të ngrihet komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, kryeministri i vendit Edi Rama e ndali vëmendjen e tij tek votimet e 30 qershorit, duke thënë se pjesëmarrja në to, ishte më e madhe se sa në 2015, kur koalicioni fitues qeverisi Shqipërinë.

Por deklaratave të kreut të qeverisë i është përgjigjur nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, ku tregon edhe me pamje farsën e 30 qershorit, Vasili shprehet se: “Kryeplehra është krenar që përfundoi në plehra”.

“Kryeplera flet për votimet në plehra!. Shihni si kutitë e votimit të 30 qershorit janë njësh me kazanin e plehrave. Kryeplehra është krenar që përfundoi në plehra”, shkruan Vasili.