Xhelal Mziu: PD do të bashkohet dhe nuk do të ketë parti të reja

182
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu mendon se ish-kryedemokrati Lulzim Basha nuk do të krijojë asnjë parti të re. Mziu u shpreh i bindur se PD do të bashkohet dhe nuk do të ketë parti të reja. Po ashtu, theksoi se krijimi i një force të re politike nga Basha nuk mund të ndodhë. Pjesë nga diskutimi:

-A do të krijojë Lulzim Basha një parti më vete?

-Mziu: Bashkimi i demokratëve ngelet primare. Por dhe unë vazhdoj të jem partizan i bashkimit të PD-së.

Do të krijojë Basha parti më vete?

Mziu: Që mos ndodhi krijimi i një partie të re nga asnjë person, prandaj ngul këmbë që është momenti i duhur për të bërë një bashkim real.

Nëse zoti Basha do të krijojë një parti me idenë që të bëhet “kingmaker” të bëjë atë që bëri Meta, i cili me vetëm 4 deputetë ju imponua Berishës dhe Ramës. A do i bashkoheni ju partisë së Lulzim Bashës?

Mziu: Nuk besoj se zoti Basha aspiron për parti të tjera, të paktën dhe në deklaratën e dorëheqjes tha se do të jetë kontributor i PD.