Gjatë një takimi me dibranët në fshatin Reç, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu tha se shërbimet mungojnë, arsimi është në gjendje të shkatërruar, dhe papunësia ka detyruar shumë banorë të largohen drejt Peshkopisë apo Tiranës.

Reçi, një thirrje për shpëtim

Reçi, një thirrje për shpëtim
Reçi është një nga krahinat më të braktisura të Dibrës, pavarësisht se shtrihet përgjatë bregut të Drinit dhe është i pasur me resurse natyrore.
Mungesa e infrastrukturës e ka izoluar nga qyteti i Peshkopisë dhe nga pjesa tjetër e vendit.
Shërbimet mungojnë, arsimi është në gjendje të shkatërruar, dhe papunësia ka detyruar shumë banorë të largohen drejt Peshkopisë apo Tiranës.

Prej më shumë se 12 vitesh, kush ka pasur mundësi është larguar, dhe sot Reçi është një krahinë e zbrazur – viktimë e një keqqeverisjeje të vazhdueshme.
Ndërtimi i Skavicës është goditja përfundimtare. Është vula që kërkon të vendosë një qeveri klienteliste, duke shkatërruar përfundimisht këtë krahinë.

Ky projekt do të fshijë nga harta jo vetëm tokën, shtëpitë dhe pronat, por edhe kujtimet, historinë dhe shpirtin e njerëzve të kësaj zone. Ne do ta ndalim këtë projekt ogurzi – jo vetëm për Reçin dhe Zall Dardhën, por për mbarë Dibrën.
Ne jemi kategorikisht kundër Skavicës!
Çfarë ofron Partia Demokratike:
Programi ynë ka në fokus qytetarët, për t’u dhënë atyre mundësinë që të ndërtojnë jetën në vendin e tyre.
Ne do të rikthejmë shërbimet, do të investojmë në infrastrukturë dhe do ta kthejmë zonën në një destinacion të vizitueshëm për turistët.

Do të mbështesim çdo iniciativë në bujqësi, blegtori dhe turizëm – sepse besojmë se Reçi dhe Dibra kanë potencial të jashtëzakonshëm për të lulëzuar.
Demokratët dhe qytetarët do të fitojmë Rilindja e Korrupsioni do të humb

