Drejtuesi politik i PD për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu gjatë takimeve derë më derë në Maqellarë, ka theksuar se pakënaqësia e grumbulluar prej 12 vitesh ndaj qeverisjes aktuale do të shpërthejë më 11 maj, kur shqiptarët të votojnë për ndryshimin.
Sipas Mziut kjo do të jetë shuplaka më e fortë që do të marrë Rama dhe shpurta e tij.
Ai akuzoi qeverinë për shpopullim dhe papërgjegjshmëri, ndërsa theksoi se Partia Demokratike është gati të ofrojë një program me vizion, dinjitet dhe përgjegjësi.
Xhelal Mziu:
#Maqellarë – derë më derë, për të takuar çdo qytetar.
Pakënaqësia që është grumbulluar gjatë 12 viteve të këtij pushteti do të shpërthejë më 11 maj, kur qytetarët do të flasin me votë, për t’i dhënë fund një qeverisjeje të papërgjegjshme dhe arrogante.
Shpopullimi dhe largimi i shqiptarëve janë pasojat më të dhimbshme të kësaj keqqeverisjeje — dhe më 11 maj, kjo do të jetë shuplaka më e fortë që do të marrë Rama dhe shpurta e tij.
Ne jemi garant për një program dinjitoz, me vizion dhe përgjegjësi, siç i ka hije Partisë Demokratike.
Me qytetarët.
Për qytetarët.
Për Shqipërinë Madhështore! #votoPD




















