Xhelal Mziu në fshatin Patin Klos: Rilindja e ka shpopulluar këtë zonë

15
Sigal
Në një takim me banorët e fshatit Patin në bashkinë Klos, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës  ,Xhelal Mziu  është shprehur se qeveria ka shkaktuar braktisjen totale të zonave rurale.
Ai tha se politikat e ndjekura nga rilindja kanë sjellë shpopullim të zonës, përmes mbylljes së shkollave, kopshteve dhe qendrave shëndetësore, ndërkohë që mungesa e ujit të pijshëm dhe vaditës ka lënë bujqësinë në gjendje të mjerueshme.
Sipas Mziut, Partia Demokratike ofron një plan të qartë për rikthimin e shërbimeve bazë, zhvillimin e infrastrukturës dhe forcimin e mirëqenies ekonomike të qytetarëve. Ai premtoi vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh, dyfishim të pagave dhe pensioneve, përgjysmim të çmimit të energjisë elektrike dhe naftës, si dhe një mbështetje shumë më të madhe për sektorin e bujqësisë.
Xhelal Mziu :
Takim në fshatin Patin Klos, rilindja e ka shpopulluar këtë zonë duke;
Mbyllur shkollat e kopshtin
Mbyllur qendra shëndetësore.
Mungon ujë pijshëm
Mungon ujët vaditës
Bujqësia është ffënuar!
PD do vendos minimumin jetik.
Do rikthej hapjen e shkollën, kopshtit, qendrës shëndetsore.
Do ndërtoj infrastrukturën rrugore.
Do vendos minimumin jetik 200€, mbështetje 10-15 herë më shumë bujqësinë.
Do përgjysmoj çmimin e energjisë elektrike dhe të naftës, do të dyfishoj paga, pensione e ndihmë ekonomike.