Xhelal Mziu: Falja e mbi 2 miliardë eurove detyrime tatimore, një nga skandalet më të mëdha fiskale

Falja e mbi 2 miliardë eurove detyrime tatimore, kamatëvonesa dhe gjoba është një nga skandalet më të mëdha fiskale dhe elektorale në Shqipëri.

🔴 Mbi 1 miliardë euro detyrime tatimore deri më 31 dhjetor 2014 fshihen me një të rënë të lapsit.
🔴 Mbi 1 miliardë euro të tjera kamatëvonesa dhe gjoba për periudhën 2014-2025 falen po ashtu.

NOA

❌️ Pra, mbi 2 miliardë euro dëme ndaj buxhetit të shtetit dhe interesit publik!

❌️ Kjo amnisti:
▪️Shkel barazinë para ligjit;
▪️Demoralizon bizneset e ndershme që kanë paguar rregullisht taksat;
▪️Prish konkurrencën e lirë;
▪️Dëmton ekonominë dhe financat publike;
▪️Është në kundërshtim me standardet dhe filozofinë fiskale të BE-së.

⚠️ Ndërsa qytetarëve u rriten taksat, gjobat dhe kostoja e jetesës, oligarkëve dhe klientëve të pushtetit u falen miliarda euro.

🔸️Kjo nuk është reformë ekonomike.
🔸️Kjo është skemë elektorale për të blerë mbështetje politike me paratë e shqiptarëve.
🔸️Përfitojnë klientët e qeverisë, ▪️humbin qytetarët, ▪️biznesi i ndershëm dhe ▪️ekonomia shqiptare.