Xhelal Mziu: Dibrës kurrë nuk i kanë munguar kapacitetet. Me ju Shqiperia do te fitojë!

247
Sot na nderuan me pjesëmarrjen e tyre, një grup intelktualësh Dibranë, te ardhur nga Tirana.
Ishte inicjimi i një nga ekspertët më të mirë të ekonomise ne vend z. Flamur Gjymishka, i cili ka qenë përherë mbështetës i fuqishëm i Partisë Demokratike. Edhe sot, megjithëse sejcili prej tyre është i obliguar ne zonat ku ato banojnë, kishin gjetur kohën për t’iu gjendur vendlindjes, pikërisht në castet kur ato na duhen më së shumti.
Intelektualët janë shpirti i Partisë Demokratike, kjo ka të bëjë me filozofinë e të djathtës Shqiptare, që kudo ku konkuron, mundohet të gjejë intelektualët më të mirë, më përfaqësues, ndryshe nga të majtët që zhvlerësuan intelektualët dhe qeverisën 8 vjet me kriminelë e banditë mbyshën zyrat me injorantë.
Dibrës kurrë nuk i kanë munguar kapacitetet, ajo ka mbushur Tiranën, Durrësin madje edhe Europën me mjekë, inxhinierë, ekonomiste, shkencetarë, ekspertë, disa prej tyre i kemi edhe në këtë sallë!
Ju faleminderit që i gjendeni Dibrës pranë!
Sot vendi i origjinës tuaj ka nevojë më shumë se kurrë!
Sigal