Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Dibrës ,Xhelal Mziu, ka denoncuar atë që e cilëson një tjetër skandal të qeverisë, duke e quajtur “asfalt elektoral” shtrimin e rrugëve me cilësi të dobët në Luzni të Dibrës . Sipas tij, edhe pse për këtë investim janë paguar miliona lekë nga taksat e qytetarëve, rruga është shtruar me vetëm 2 metra gjerësi dhe 2 cm trashësi.
Mziu kërkon ndërhyrjen e institucioneve të drejtësisë dhe KLSH për të hetuar këtë aferë, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të votojnë kundër korrupsionit dhe për një të ardhme më të mirë me PD. Sipas tij, vetëm një qeveri e dalë nga Partia Demokratike mund të garantojë zhvillim real, rikthimin e diasporës dhe integrimin e vërtetë në BE.
Xhelal Mziu:
“Luzni: Asfalti elektoral Rilindja 2025
Rruga e shtruar me asfalt elektoral vetëm 2 ml gjërsi dhe 2 cm trashësi dhe pse janë paguar miliona e miliona lekë.
Organet e drejtësisë dhe #KLSH duhet të veprojnë, pamjet s’kanë nevoj për koment.
Zgjidhja!
Voto kundër korrupsionit, krimit e shpopullit
Voto pro PD, pro zhviillimit infrastrukturor, pro mirëqenies, pro rikthimit të diasporës dhe pro integrimit real në BE.”