Xhaferri: Zvarritja përmes gjykatave, drejtësia “pajtohet” si Mcgonigal kundër opozitës!

63
Sigal
Nga Besart Xhaferri/

Zvarritja përmes gjykatave, drejtësia “pajtohet” si Mcgonigal kundër opozitës !

Vendimi i Gjykatës së Lartë sot ishte gjysmak dhe nuk ishte në pritshmërinë e demokratëve dhe qytetarëve, të cilët prej kohësh e kanë vendosur se kujt i përket vula dhe logoja.
Paligjshmëria e vënë në zbatim përmes gjykatave është arma e fundit që i ka mbetur Edi Ramës në luftën kundër opozitës, pasi krimin, policinë e inkriminuar, KQZ ambasadorët dhe vrasësit me pagesë model Mcgonigal, nuk i dhanë rezultatin që priste.
Gjykata e Lartë, sot duhej t’i jepte fund zvarritjes gjyqësore të procesit të vulës, por mesa duket as kjo gjykatë nuk doli dot mbi urdhrat politik, ndonëse paligjshmëria dhe shkeljet e Gjykatës së Apelit, duke bërë palë atë që nuk ishte palë, ishte tej çdo logjike juridike dhe procedurale.
Zvarritja e çështjes vulës bëhet në koordinim edhe me zvarritjen e vendimit të GJKKO për masën e sigurisë për Sali Berishën, ndonëse ndaj tij në dosjen politike Partizani nuk ka asnjë provë dhe asnjë akuzë.

Protestat paqësore dhe koherente të opozitës do vazhdojnë deri në rrëzimin e Edi Rames!