Xhaferri: Memecë në Parlament për hallet e shqiptarëve, gangster si shefi i tyre përballë gazetarëve!

Deputeti Pandeli Majko, i cili vegjeton në Parlament prej vitit 1990, sot kreu një akt të padenjë, duke shtyrë në oborrin e Parlamentit gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu dhe koleget e saj të terrenit.

Deputeti Pandeli Majko i cili heshti për shëmbjen e Teatrit Kombëtar dhe kur Edi Rama i ngulte thika pas shpine Kosovës me argumentin se kishte operuar dhëmballën, sot imitoi Edi Ramën, duke u sjellë si harbut me gazetarët e terrenit duke i shtyrë mikrofonat forcërisht.

NOA

Akte të tilla shefi i Majkos, Edi Rama, i ka bërë ndaj gazetareve Ambrozia Meta dhe Edona Haklaj.

Gazetarët janë në misionim e tyre të shenjtë dhe kur ata janë të pasigurtë në oborrin e Parlamentit mendoni sa të sigurtë janë kur raportojnë për krimin dhe korrupsionin në Narkoshtetin e Edi Ramës.

Ky akt i përsëritur ndaj gazetarëve të terrenit duhet dënuar ashpër pasi gazetarët nuk mund të jenë në mëshirë të arrogancës së disa ligjvënësve që u duket vetja baballarë të kombit.