Xhaferri: Haraçi për profesionet e lira, Kushtetuesja nën trysninë e protestave qytetare rrëzon ligjin!

32
Sigal

Nga Besart Xhaferri 

Në një kohë kur opozita dhe qytetarët janë ngritur në protesta kundër Bandës 5D, kundër grupeve kriminale që operojnë në QSUT dhe kundër taksës për profesionet e lira, Gjykata Kushtetuese më fund doli në një vendim në interes të shqiptarëve, duke rrëzuar taksën 15% për profesionet e lira.

Vetë Gjykata Kushtetuese lë të kuptojë se kjo taksë ishte në kufijtë e haraçit me ligj, teksa argumenton se nuk u respektua parimi i sigurisë juridike si dhe parimi i proporcionalitetit.

Në vendim Gjykata Kushtetuese argumenton se këto kategori do duhet të taksohen në 2029 si të gjithë bizneset e tjera të vogla.

Ky vendim është një fitore për profesionistët e lirë dhe një leksion se betejës për të drejtat e tyre duhet t’i qëndrojnë vetë në ballë.

Kjo qeveri veç oligarkëve që i majm me tendera nuk kursen askënd në emër të babëzisë dhe ligji për tatimin mbi profesionet e lira kishte vetëm një objektiv, amortizimin e gropës financiare që kanë hapur vjedhjet e modelit 5D që implementon sekti i Rilindjes.

Partia Demokratike ashtu si në këtë betejë do të jetë në krah të profesionistëve të lirë, pasi ne jemi forca politike që besojmë të sipërmarrja dhe jo tek mitmarrja.