Nga Besart Xhaferri/
Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën fizike që ,Jeton Dani, babai i kandidatit të PS Murat Dani, së bashku me disa mbështetës të tij dhe mercenarë policë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj kryetarit të Forumit Rinor të PD në Bulqizë, Klajdi Patria, dhe kreun të degës së PD në Bulqizë Shaqir Manjani.
Konflikti ka agravuar në përplasje të dhunshme ku janë përfshirë disa persona.
Eksponentët e PS të mbështetur nga segmente të Policisë së Dibrës që është peng i SKY ECC dhe kanabisit me këto akte agresioni duan të na trembin, por i kanë bërë llogaritë gabim dhe u bëj apel të mos të tentojnë të përgjakin Dibrën për llogari të serbofilit Edi Rama.
I bëj thirrje Policisë Shtetit dhe strukturës së SPAK që drejtohet nga dibrani Altin Dumani të mos qëndrojë indiferentë përballë platformës 184/2 që po tentohet të implementohet në Dibër.
I bëjmë thirrje demokratëve të Dibrës të mos tremben dhe të mos intimidohen nga këta kriminelë me uniformë shteti se përgjigjen do ta marrin në bazë të ligjit në raport të drejtë me aktet e rënda që po kryejnë.
Këta kriminelë elektoralë po tentojnë të përgjakin Dibrën, por ne do ti mbrojmë qytetarët e Dibrës nga këto banda.