Banka Botërore ngre alarmin se mangësitë më të mëdha në potencialin njerëzor të shqiptarëve por diktohen nga cilësia e dobët e arsimit, teksa testet ndërkombëtare të studentëve kanë faktuar se rezultatet në Shqipëri janë më ulëtat në rajon.
Sipas një studimi të fundit të Bankës Botërore nota mesatare e Universiteteve në vendet e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet Shqipëria është 8.7 (në një shkallë nga 0 në 100, ku 100 korrespondon me universitetin më të lartë të renditur në botë), ndërsa mesatarja për ECA është 12.5, për BE-në është 28.8 dhe lideri në botë (Singapori) ka rezultatin 50.3.
Në rajon më mirë paraqitet Serbia e cila ka një notë mesatare të cilësisë universitare prej 22.6, ndërsa vendet e mbetura të Rajonit kanë dukshëm rezultate më të ulëta, ku në fund renditet Shqipëria.
Universiteti i Tiranës në çdo rankim ndërkombëtar, vijon të renditet ndër të fundit në rajon sa i përket cilësisë dhe kërkimit shkencor, me ligjin e ri ka në gjasë të jetë në mëshirë të piktorit mediokër që kërkon të bëhet edhe Kryeshkencëtar i trojeve shqiptare.
Studentët dhe pedagogët nuk e kanë luksin të qëndrojnë indiferentë nëse nuk duan që kjo vatër jetike për kombin të katandiset në standardin e kioskave të diplomave.



















