Xhaçka pritet me revolta në Kakavijë, emigrantët u bien borive pa pushim në sy të ministres

438
Sigal

Radha në pikën kufitare të Kakavijës ka shkuar në 25 kilometra dhe emigrantëve sa vjen e u soset akoma më tepër durimi. Edhe pse ministrja Olta Xhaçka mbërriti në kufi me drejtorin Haki Çako dhe zhvilloi takime me drejtorët lokalë, qytetarët janë treguar shumë të revoltuar.

Ata kanë nisur t’i bien borisë në prani të ministres teksa bëjnë thirrje për krijimin e mundësive për lehtësimin e situatës. Ndërkohë, mësohet se për tri orët e fundit, kanë kaluar kufirin vetëm 1 mijë qytetarë.

Situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperature të larta, prej tre ditësh. MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke, do të zgjatet ora e punës, do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Tre persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore.