Ish ministri Tritan Shehu: Rama “i ftohtë” ndaj prezencës mjekësore italiane në Shqipëri, as denjon t’i takojë!

79

Ish ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar mbi indiferencën e kryeministrit Edi Rama ndaj prezencës mjekësore italiane në Shqipëri.

Shehu shprehet se, Rama “i ftohtë” ndaj prezencës mjekësore italiane në Shqipëri, as denjon t’i takojë! Së pari një falenderim e mirënjohje për Italinë e ata kolegë italianë që qëndruan dy javë në vendin tonë, në mbështetje ndaj ballafaqimit me Covid.

Ja postimi i plotë i Shehut:

Rama “i ftohte” ndaj prezences mjekesore italiane ne Shqiperi, as denjon t’i takoje!
Se pari nje falenderim e mirenjohje per Italine e ata kolege italine qe qendruan dy jave ne vendit tone, ne mbeshtetje ndaj ballafaqimit me Covid.
Duke njohur edhe personalisht ndonje nga ata, mund te them se ishte nje grup me nivel e pluridisiplinor, i afte te kuptoje e te transmetoje ne Itali gjendjen reale te krizes se thelle shendetesore qe po kalon vendi yne, gje kjo shume e rendesishme per tu pasuar me nje prezence te gjere, te gjate, stabel, strategjike e strukturale italiane ne vend. Prandaj jam i bindur se ndjenjat dhe mendimet e tyre kane pasur nje keqardhje te thelle per realitetin shendetesor te trishte qe gjeten duke u ballafaquar me:
—Nje sistem shendetesor ne amulli, pa strategji edhe ndaj Covid.
—Mos egzistencen e linjave te orientimit e komandimit prej lart per ne nivelet profesionale, perfshi ketu dhe prej atij Komiteti.
—Nje sistem shendetesor jo vetem te corganizuar, por dhe te pa pajisur ne mjete e struktura te pershtateshme.
—Institucionet spitalore shume larg standarteve europiane.
—Nje personel mjekesor, qe megjithese ne shumice individualisht eshte i pregatitur, te pa paguar si duhet, te pa stimuluar e pa mjetet adeguate te punes, i abandonuar, gje e ka bere pesimist e jo te motivuar.
—Nje situate kaotike e te pa kontrolluar ndaj Covid me shifrat reale shume here me te larta se zyrtaret, me numer e llojshmeri testimesh shume te vogel, me qytetaret te pa pajisur as me maska.
—Nje mungese e nje komunikimi racional te institucioneve me qytetaret.
Ne fakt kete une e ndjeva edhe ne ato pak informacione zyrtare ku spikaten dy elemente, vleresimi i kolegeve italiane per koleget shqiptare dhe shqetesimet e tyre per nivelin e organizimit.
Keto dhe mendimi i tyre qe une deduktoj, i cili eshte dhe vullneti i Italise mike per te krijuar ketu nje qendrim konstant e afat gjate ne ndihme te shqipetareve, duket se e kane merzitur e shqetesuar Ramen, qe i trembet transparences e te vertetes, pra pergjegjesise per deshtimin e tij.

Rama “i ftohte” ndaj prezences mjekesore italiane ne Shqiperi, as denjon t’i takoje!Se pari nje falenderim e mirenjohje…

Gepostet von Tritan Shehu am Freitag, 14. August 2020