Xhaçka: Investimi në të ardhmen e FA, i duhur për një Shqipëri të mirë

498
“Qeveria shqiptare është e angazhuar në një proces modernizimi të FA me synim rritjen dhe përmirësimin cilësor të kapaciteteve operacionale të strukturave tona ushtarake dhe, veçanërisht, të atyre strukturave që janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO. Besojmë fort se, investimi në të ardhmen e FA është investimi i duhur, që Shqipëria të jetë një vend më i mirë, më i sigurt dhe më i begatë për fëmijët tanë”. Kështu u shpreh Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë takimit që zhvilloi me Kompaninë e Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivëve si pjesë shumë e rëndësishme e Forcave të Armatosura të Shqipërisë për kryerjen më përgjegjësi të misionit në Letoni dhe Mali. 

“Këto ditë është folur shumë për FA dhe efektivët tanë që në ditët e motit të keq iu gjendën pranë mijëra familjeve, për djemtë dhe vajzat nën uniformë që në pak muaj shpëtuan mbi 1000 jetë njerëzish në detin Egje, apo për ushtarakët tanë që kontribuojnë përkrah Aleancës në Afganistan, Kosovë, Bosnje Hercegovinë. Prej qershorit të këtij viti flamuri shqiptar valëvitet përkrah flamujve të vendeve anëtare të NATO-s edhe në Letoni dhe në Mali”, – tha ministrja Xhaçka. 
Sigal