Xhaçka: Basha i leje vetes për të bërë shtesë kati në pallatin ku jeton

361
Partia Socialiste akuzon kreun e Bashkisë Lulzim Basha se ka shtuar një kat në pallatin ku jeton. Përmes një deklarate deputetja socialiste, Olta Xhaçka u shpreh se është një turp që pikërisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, autoriteti që duhet të garantojë respektimin e ligjit dhe zhvillimin e territorit të kryeqytetit është po ashtu i pari që e shkel ligjin me të dyja këmbët.
“Qytetarët me të drejtë pyesin se çfarë ka bërë Lulzim Basha si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sot më në fund mësuam se pas 4 vjetësh që fjeti vetëm gjumë, Lulzim Basha paska bërë një gjë: i ka dhënë vetes së tij leje për të bërë shtesë kati në pallatin ku jeton. I ka dhënë vetes leje që duplexin ku jeton ta kthejë në triplex në kat të 13. Ky është realisht një skandal i pabesueshëm, nga ato që vetëm Luli di të prodhojë. Disa vjet më parë njerëzit e tij ndërtuan një pallat në mes të detit. Sot Luli po e vazhdon traditën duke zaptuar e duke shpallur si shesh ndërtimi tarracën e pallatit ku jeton. 
Pyetja që kanë sot qytetarët e Tiranës është si mundet një kryetar bashkie në detyrë të shkelë ligjin dhe planin rregullues që ai vetë ka miratuar për përfitim e tij personal? Si mundet një kryetar bashkie në detyrë që të miratojë një leje ndërtimi në një pronë kolektive të banorëve të pallatit duke rrezikuar sigurinë e çdo familje që jeton në atë pallat?” Nuk e dimë nëse praktika e ndërtimit në kat të 13 është një praktikë që Luli e ka zbuluar në Holandë. Por është një fat i madh për Tiranën që Luli ka fjetur gjumë gjatë pjesës dërrmuese të mandatit të tij. Në 21 qershor këtij modeli të dështuar i vjen fundi. Pas vetëm 18 ditësh, qytetarët e Tiranës do të votojnë masivisht për ta çuar kryeqytetin në drejtimin e duhur”, u shpreh Xhaçka.
Sigal