Votimi për shkarkimin e Metës/ Vasili: Parlamenti është shpërndarë, karriget i kanë zënë deputetët spurdhjakë

273
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka folur për votimin me 78 vota kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta sot në Kuvend.

I ftuar në një studio televizve, Vasili u shpreh se sot u tregua se ‘aty ku kanë pështyrë, po lëpijnë’, ndërsa e cilësoi maskarallëk të vërtetë Komisionin Hetimor.

Sipas Vasilit, dita e sotme vërtetoi se karriget e Parlamentit që i ka zënë për fyti krimi dhe interesat e zeza, i kanë zënë disa deputetë të cilët i cilëson si “spurdhjakë”.

“Ishte një komision që kishte vetëm një qëllim, të shantazhonte presidentin, të impononte të tëra nismat ligjore antikushtetuese dhe të ulte rezistencën i cili qëndroi shumë fort dhe kryegjëja ishte rrëmbimi i Gjykatës Kushtetuese. këto tre skenarë mund të realizoheshin vetëm duke shantazhuar Presidentin meqënëse të gjitha instrumentat nuk mund të funksiononin. Këta janë spurdhjakër dhe e fundit ishte ta kërcënonin me shkarkim.

Është paraprirë me një rezolutë dhe ishte më bajate se rezolutat komuniste dhe më pas një nismë shkarkimi, një nismë idiote. Të tërë ata që votuan rezolutat dhe këtë kanë demostruar një idiotësi të tmerrshme me pikëpamje juridike por edhe një qëndrim të poshtër në raport me qytetarët, me ata që zënë karriget dhe përdhosin parlamentin.

Parlamenti është shpërndarë moralisht dhe juridikisht. Pasi ka ecur në një nismë tërësisht anti kushtetuese, është rrëzuar nga Komisioni i Venecias si institucion tërësisht i pavarur në të gjitha momentet e tij dhe sot është detyruar që atë që ka pështyrë, ta lëpijë.

Besoj është dita më e errët që ka përjetuar ndonjëherë parlamenti pluralist. Sot ka shënuar përfundimisht fundin e kësaj gjëje. Të dyja qëndrimet e presidentit ishin të qarta. Këta u përpoqën që në mënyrë të djallëzuar me Komisionin e famshëm Hetimor, i cili profesionalisht dhe moralisht ishte një maskarallëk i vërtetë. Do të ishte një këshill bashkie, një komision hetimor apo që kërkon të vërtetën. Nuk mund të ishte i një niveli aq miserabël.

Domethënë demonstruan pjesën më të keqe, më negative që ky parlament ka dhe motivet përse fundi i këtij parlamenti ka ardhur. Por njëherazi demonstroi dhe një problem shumë serioz për demokracinë që kur parlamentin e zë për fyti krimi, interesat e egra, të zeza, sigurisht që mund të vijmë në këtë pikë.

Nga i gjithë procesi doli vetëm  një fajtor, Edi Rama, mbi të cilin rëndojnë faje kaq të rënda sa nuk kanë rënduar mbi asnjë kryeministër dhe të gjithë kryeministrat e pluralizmit”, tha Vasili.