Voltana Ademi: Dogana e Hanit të Hotit e hapur deri dy ditë më parë, kanë hyrë mbi 100 persona në ditë dhe nuk janë karantinuar

329
Sigal

Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë Shkodër, ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj qeverisë Rama.

Sipas saj, deri dy ditë më parë në Doganën e Hanit të Hotit kanë hyrë rreth 100 persona në ditë, nga të cilët sipas saj një pjesë e mirë ishin të huaj.

Po sipas Ademit këta persona nuk janë karantinuar.
Ndërkohë që Ademi ka shtuar se vetëm një person është marrë në telefon gjatë karantinës, ndërkohë që për të tjerët nuk është bërë një gjë e tillë.

Kjo akuzë e Ademit vjen pas përplasjes me qeverinë e cila akuzonte Bashkinë e Shkodrës që nuk kishte marrë masat e duhura për të përballur situatën e COVID-19.

Ndërkohë që Shkodra është një nga vatrat më të nxehta të infektimit me COVID-19 në Shqipëri.