Vokshi: Miliona lekë nga Fondi për kancelari dhe udhëtime jashtë

565
PD ka vijuar edhe sot me denoncimet që kanë në vëmendje ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në një deklaratë për mediat, deputetja Albana Vokshi tha se Ilir Beqak mbikqyr Fondin e Detyrueshëm Shënderësor, duke abuzuar dhe duke shpenzuar për duhetime jashte.
Vokshi: Fondi i detyrueshëm shëndetësor, mbikqyret drejtpërdrejt nga Ilir Beqa, i cili është kryetar i bordit.
Ky institucion me në krye Ilir Beqën, është zhytur në një abuzim të paimagjinueshëm dhe miliona janë vjedhur në çdo drejtim; në kancelari, bileta, udhëtime jashtë, riparime makinash, blerje karburanti, organizime aktivitetesh, madje edhe për aheng.
Inspektorët e KLSH kanë kapur një dëm ekonomik në vlerën 5 milionë lekë në zërin rregullim makinash.
Dëmi ekonomik me karburantin​ është 10 milionë lekë.
51 milionë lekë është dëmi nga dietat për udhëtime jashtë vendit, me fatura të parregullta dhe fotokopje.
25 milionë lekë është dëmi i konstatuar në blerje kancelarie.
5 milionë lekë janë shpenzuar për kokteje dhe darka me muzikë live, dhe lloj lloj ahengjesh.
Ja pra si qeveriset ky institucion i kësaj qeverie, që mbikqyret drejtpërdrejt nga Ilir Beqa. Qindra milionë lekë të abuzuara që përfundojnë në xhepat e qeveritarëve me një babëzi skandaloze, me një hyxhym se kush të gllabërojë më shumë.
Këto akte ku përgjegjës është kampioni i korrupsionit Ilir Beqa, janë tashmë në Prokurori.
Partia Demokratike i bën thirrje të përsëritur Prokurorisë të veprojë. Të veprojë me shpejtësi, profesionalizëm dhe vendosmëri e të dërgojë para drejtësisë pa zvarritje të mëtejshme kampionin e korrupsionit Ilir Beqa.
Sigal