Vishaj: Politika ushtron presion mbi gjykatat dhe prokurorinë

494
Ditën e sotme është zhvilluar Konferenca Kombëtare të Avokatëve Penalistë. Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, tha se Reforma në Drejtësi do të zgjidhte një sërë problemesh për të drejtësinë penale. Ai u shpreh se avokatët e mbështesin Reformën në Drejtësi, ndërsa i kërkoi politikës që ta miratojë.
“Shoqata e Avokatisë ka dhënë mendime të vyera për reformën në drejtësi. Jemi dakord që sistemi ka nevojë të thellë për reformë. Ne jemi aktorët kryesorë të drejtësisë. Jemi një vend ku drejtësia dhe e drejta blihet me para. Ne nuk kemi frikë nga reforma, të gjejë kompromisin politik. Ne shpresojmë ta kemi reformën në drejtësi brenda pranverës”,- tha ai. Vishaj tha se politikanët që nuk e votojnë Reformën në Drejtësi janë ata që kanë frikë prej saj. Në fjalën e tij ai nënvizoi se asnjë ministër nuk është dënuar për cështje penale, pasi cështja ndaj tyre pushohet.
Sipas tij, politika ushtron presion mbi gjykatat dhe prokurorinë.“Politikanët që frikësohen nga Reforma në Drejtësi janë ata që nuk e duan këtë reformë. Deri më sot nuk kemi asnjë ministër të dënuar për cështje penale sepse cëhtjet pushohen për shkak të detyrës. Politika ushtron presion ndaj gjykatave dhe prokurorinë”, u shpreh Vishaj.
Sigal