(VIDEO) Petrit Vasili: Refuzojeni Ramën dhe gjuhën e shthurur të tij

412
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka publikuar një video të Edi Ramës ku etiketon me terma fyes shqiptarët.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se një kryeministër si ky duhet refuzuar nga mediat dhe shqiptarët.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama ky gojëçthurur që këtu deri në Amerikë! Edi Rama paturpësisht ofendon dhe krahason popullin shqiptar me organet e mashkullit.

Edi Rama ofendon mediat e i quan hale’, qenef, lehaqen, kazan, kadrinj. Edi Rama ofendon ebrejtë në mes të parlamentit dhe i quan çifute. Ky ofendon Presidentin Trump në mes të Amerikës dhe e quan turpin i qytetërimit. Refuzojeni gjuhën e çartur, të çthurur dhe të ulët të tij. Sa turp për Shqipërinë që ka këtë kryeministër dhe për shkak të këtij Edi Rame turpi ka kaluar oqeanet.