Zbulohet origjina e SMS-së skandaloze në Top Channel/ Bardhi: Shqiptarët të gjykojnë kush po e përdor krizën

325
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pasi numri dy i PS, Taulant Balla tha se opozita po e përdor krizën.

Bardhi publikoi përgjigjen zyrtare për origjinën e mesazhit në emër të Lulzim Bashës, që u dërgua në emisionin ‘Open’ në Top Channel.

Mesazhi është dërguar nga një platformë e huaj.

“E vërteta është më e qartë dhe e pastër se çdo lojë e pisët apo maskë e skaduar. Le ta shohin dhe gjykojnë vetë shqiptarët se kush e ka mendjen tek pushteti dhe përdor mesazhe të sajuara kundër kreut të opozitës. Me qëllimin e vetëm, të largojë vëmendjen nga propozimi ynë që ndihmon realisht qytetarët dhe biznesin për të përballuar krizën,” shkruan Bardhi.

Image