VIDEO/ “Hajde ta rrëzojna Edin e Kristaqit, na u bë Shqipëria magazinë hashashi”, çfarë po ndodh në “Astir”

506
Sigal

“Hajde ta rrëzojna Edin e Kristaqit, na u bë Shqipëria magazinë hashashi”, “Edi Rama o barbon, ty Shqipëria nuk të don” janë parrullat e reja që po lëshohen në kor nga banorët e Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Në ditën e 64-ët të tyren, ata kanë bllokuar sërish rrugën, ndërsa tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në 100% të vlerës së pronës së tyre, por anulim të projektit, që sipas tyre është korruptiv.

Ata shfaqen të vendosur në kauzën e tyre, ndërsa paralajmërojnë autoritetet se nëse do të tentojnë prishjen e banesave të tyre do të përballen me rezistencë dhe do të duhet të kalojnë mbi trupat e tyre së pari.

Dorian protoduari, u shpreh se Prokuroria ka nisur hetimet ndaj kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro, ndërsa të gjithë banorët kanë kërkuar njëherësh të nisin hetimet edhe prë ish-ministrin Gjiknuri.

Ashtu edhe si në ditët e mëparshme, në kraht të banorëve kanë shkuar edhe deputetët e opozitës, të cilët kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së studentëve.