Video/ Deputeti Baçi denoncon: Pensionistët në mëshirë të fatit, ja si keqtrajtohen, shumica votues të Ramës

197
Sigal

Deputeti i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi ka denoncuar rastin e keqtrajtimit të pensonistëve, të cilët nuk po u jepet pagaesa mujore, madje as dhe shpërblimi i qeverisë prej 5 mijë lekësh për festat e fundvitit.

Ai ka postuar në faqen sociale disa  video ku vihet re radha e gjatë e të moshuarve në pritje të marrjes së pagesës. Ndërsa ankohen se Posta ka pasur disa ditë pushime dhe punonjëset i drejtohen: Ikni se nuk ka lekë.

Postimi i plotë

RESPEKT PER JU TE NDERUAR! TURP PER KRYEMINISTRIN DHE QEVERINE E TIJ!
Në prag të festave të fund vitit, Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar u premtoi 5 mijë lek, shpërblim pensionistëve!
Jo vetëm që i gënjen për shperblimin, por as pensionin mujor nuk po marrin!
Nuk ka lek është përgjigjia që marrin, çdo ditë në zyrat e Postës!
Me ditë të tera vazhdojnë të vijne dhe e njëjta përgjigje!
Unë kaloj çdo ditë te posta te lagjia “Kryengritja e Fierit”.

Megjithë se një pjese e tyre kanë votuar Ramën historikisht dhe shpeshherë, as mirëmengjesin nuk kthejnë! “Ky na shan Ramën, Kryeministrin” flasin me njëri-tjetrin!
Sot nuk e patën problem, thuaj ndonjë fjalë më thanë, ngrije zerin, se plasëm s’kemi kujt t’i themi! Jemi ne hall!
Po të nderuar, po i drejtohem kryeministrit, me fjalët tuaja që po thoni tani!
Më mirë se ju askush nuk i thotë!
Respekt për ju, turp per kryeministrin dhe qeverinë e tij të korruptuar!
“Ndiqni Videot me durim dhe respekt!