VIDEO/ Berisha: Basha në vend që të denonconte vjedhjen, patronazhistët, krimin, mendoi për karrigen e tij

218
Sigal

Nga ‘foltorja’ me demokratët e Vlorës, ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar se Bashës nuk I ka munguar mbështetja nga partia Demokratike, pasi të gjithë u vendosën në funksion të tij, por ai e ktheu mbështetjen e demokratëve në faktor kryesor të disfata të përsërituara.

Sipas Berishës, Basha menjëherë pas humbjes së zgjdhjeve në vend që të merej me këto, të denonconte patronazhistët, përdorimin e shtetit, përdorimn e krimit, blerjen e votës, ky u mor me karrigen e tij pasi kishte frikë dhe e din vet ai se nga kush. Kjo e dyta është tradhëti ndaj jush ndaj 610 mijë zgjedhësve që votuan për PD.

Berisha: Këto vite gjithçka u shndërrua në funksion të një njeriu që ky njeri do na çonte në fitore, por përkundrazi kjo u kthye në faktor kryesor të disfata të përsërituara tona, pasi synonte me çdo kusht të krijonte liderin, por sbëhesh dot kurrë lider nëse nuk je në zemrat dhe mendjet e simpatizantëve.

Dhe ku përfunduam të dashur miq, në 25 prill vetëm 19 % e zgjedhësve kishin votuar për ish-kryetarin e partisë Lulzim Basha. Në vend të dortëheqsjes ai mendoi për veten e tij dhe doli e tha se ishte një masakër zgjedhore. Humbja ishte e tmerreshme. Rama vodhi vota dyfishin e 2017, por unë I sygjerova se këto janë kushtet. U përdorën 120 mln euro në zonat e tërmetit, iu dhanë bashkive 63 milionë, u shkel çdo rregull për një fushatë elektorale. Unë I tregova eksperiencën e 2001 sesi na vodhën votat por ne rrëzuam raportin përfundimtar, ku thuhej se parlamenti shqiptar nuk përfaqësonte vullnetin e shqiptarëve.

Ky në vend që të merej me këto, të denonconte patronazhistët, përdorimin e shtetit, përdorimn e krimit, blerjen e votës, ky u mor me karrigen e tij pasi kishte frikë dhe e din vet ai se nga kush. Kjo e dyta është tradhëti ndaj jush ndaj 610 mijë zgjedhësve që votuan për PD.

Ky nuk u bë lider pasi ia humbi konturet partisë. Kjo është parti e të drejtave të njeriut. Kujdo që ti shkelen të drejtat, partia qëndron në të drejtat e qytetarit. Partia i denoncon në të gjitha instancat evropiane dhe më tej.

Na rrinin njerëzit burgjeve se I kapnin në protesta apo për arsye politike.

© SYRI.net