Vettingu në politikë, Venecia miraton opinionin përfundimtar

332
Sigal

Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin përfundimtar për vettingun në politikanë. Raportohet se në të përfshihen amendimet e propozuara të Partisë Demokratike.

Komisioni i Venecias ka bërë ndryshime në draft opinionin për Shqipërinë, duke saktësuar se shtetet kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën për t’u zgjedhur. Sipas komisionit të Venecias, në varësi të situatës politike, një kufizim për një rrethanë të caktuar, që mund të jetë i nevojshëm për një shtet, mund të mos aplikohet për një shtet tjetër.

Sipas Venecias, qëllimi i amendamenteve të PD është legjitim por nuk jep zgjidhje, ndaj parlamenti duhet të dialogojë për mekanizmin si do bëhet vettingu.

Amendamentet u miratuan pa kundërshtime. Kështu Komisioni i Venecias i hapi rrugë vettingut në politikë duke aprovuar opinionin.