Vettingu në Drejtësi/ Nga 284 gjyqtarë dhe prokurorë,105 janë shkarkuar nga detyra

386
Sigal

Vetting-u në Drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë. Për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe prokurorë. 105 janë shkarkuar nga detyra, ndërsa 117 u konfirmuan.

Në shifrën prej 284 përfshihet 35 ndërprerje procesi ose thënë ndryshe prokurorët dhe gjyqtarët kanë dhënë dorëheqje edhe pse procesi i rivlerësimit për ta kishte nisur.

Për 8 subjekte, KPK-ja ka pushuar procesin pasi ata dhanë dorëheqjen pa hyrë ligji i Vetting-ut në fuqi në vitin 2017. Në listë janë edhe 17 prokurorë dhe gjyqtarë pa vendim përfundimtar dhe këtu futen gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët dolën në pension dhe automatikisht ata janë të larguar nga sistemi.

Komisioni i Pavarur i Kualfikimit ka një mandate 5-vjeçar dhe brenda kësaj kohe duhet të përfundojë rivlerësimi për 800 prokurorët dhe gjyqtarët. Kur ka kaluar më shumë se gjysma e afatit kushtetues në filtër kanë kaluar me pak se gjysma e njerëzve që këto 30 vite kanë dhënë drejtësi.