‘Veto-ja’ e BE për IPARD 3/ Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermerët shqiptarë pas aferës

Në total, gjatë gjithë programit IPARD, u hapën katër thirrje, ndërsa numri total i përfituesve të 94 milionë eurove, është vetëm 431 person, të cilët rezultojnë se janë përfituesit më të mëdhenj të këtyre fondeve dhe që kanë lidhje direkte ose indirekte me zyrtarët e PS.

Një histori vjedhje, rrënimi të bujqësisë, falimentimi të blegtorisë dhe lulzimit të kopshteve private e bizneseve të zyrtarëve të qeverisë, në programimin Shqipëria 2030 është transformuar në rritje të Bujqësisë, përkundër sa thotë vetë INSTAT. Abuzimi dhe bllokimi i fondeve nga Bashkimi Europian në programin Shqipëria 2030 është përkthyer në 5. 2 miliardë subvencione që sipas qeverisë përfitojnë 67 mijë e 100 fermerë.Nga një informacion zyrtar, rezulton se 94 milionë euro mbështetje të Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare, të programit IPARD, u shpërndanë në kuadër të këtij programi. Në total, gjatë gjithë programit IPARD, u hapën katër thirrje, ndërsa numri total i përfituesve të 94 milionë eurove, është vetëm 431 persona. Emisioni plug disponon listën e plotë të përfituesve, nga ku vihet re se të vetmit që nuk përfituan ishin fermerët shqiptar, pasi të gjitha fondet u shpërndanë për një grup personash, zyrtarë të lartë, familjarë të qeveritarëve, apo personazhe të botës së errët të krimit.

NUMRI I PËRFITUESVE NGA IPARD

NOA

126 përfitues në thirrjen e parë, 173 përfitues në thirrjen e dytë, 144 përfitues në thirrjen e tretë, 34 përfitues në thirrjen e katërt.

Numri i ulët i aplikantëve që përfitonin miliona euro, dhe refuzimi i aplikimeve nga fermerë realë, ngriti dyshime se diçka nuk po shkonte me programin IPARD. Inxhinieri Romeo Nazarko, të cilit iu refuzua aplikimi për ndërtimin e një pemtoreje ne Ersekë, bëri një ankesë pranë OLAF, Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit Financiar. Pas një hetimi intensive dhe serioz, në korrik të vitit 2023, OLAF publikoi skandalin, miliona euro të IPARD ishin grabitur në Shqipëri.

Në njoftimin publik, që OLAF bëri në vitin 2023 për skandalin në Shqipëri, jepte të dhëna të rëndësishme, që orientonin se me fondet e IPARD ishin kryer vepra të rënda penale, përfshi korrupsionin nga zyrtarët shqiptarë.

40% e përfituesve kanë abuzuar, 15 mln euro, 166 subjekte, që kanë përfituar nga fondet e IPARD, duhet t’i kthejnë mbrapsht. Kanë kthyer vetëm 1.7 euro. 13 mln euro duhet të kthehen që të shkojnë në arkën e buxhetit të BE. Është kërkesë taksative e BE-së, sepse ndryshe Shqipëria s’përfiton më nga forndet IPARD për bujqësinë në vitet e ardhshme. IPARD 3, 112 mln euro janë bllokuar për shkak të shkeljeve që kanë bërë.

Këto parregullsi përfshinin:

  • Aplikantëve u kërkohej të paguanin një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre te një kompani lokale konsulence;
  • Kontrata që jepeshin pa konkurs, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta të rreme të paraqitura);
  • Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale. Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian ta konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë eurosh, si të papranueshme.

Shpërblimi për Frida Krifcën

Po në Korrik të atij viti, Frida Krifca, ndryshe nga OLAF, pretendonte se nuk kishte korrupsion dhe abuzim me fondet IPARD dhe se sipas saj, pezullimi i vetëm ishte kësti i radhës mbështetës për bujqësinë shqiptare.Por teksa Frida Krifca gënjente ditën për diell nga foltorja e Kuvendit, vet OLAF kishte njoftuar në komunikatën publike, se i kishte kërkuar Komisionit Europian që të pezullonte grantet e mbetura të IPARD II, me vlerë 33 milionë euro dhe programin IPARD III me vlerë 112 milionë për Shqipërinë.Nga njëra anë, OLAF flet për aferë kriminale të institucioneve shqiptare me fondet e taksapaguesve europianë. Nga ana tjetër, njeriu përgjegjës i kësaj afere, ish-drejtuesja e AZHBR, Frida Krifca pas abuzimit me fondet, u vlerësua si ministre.

BASHKIMI EUROPIAN: AUTORITETET SHQIPTARE TË VEPROJNË

Plug pyeti edhe OLAF, nëse ka të dhëna mbi procesin hetimor në Shqipëri. Zyra Kundër Mashtrimit të Bashkimit Europian, u përgjigj kërkesës tonë, duke u shprehur se pas hetimit të zhvilluar në vitin 2023, pret që autoritetet shqiptare të merren me këtë çështje. Julian Hoxha: E kemi konfirmimin nga Ministria e Bujqësisë, se 40% e përfituesve kanë abuzuar, 15 mln euro, 166 subjekte që kanë përfituar nga fondet e IPARD, duhet t’i kthejnë mbrapsht. Kanë kthyer vetëm 1.7 euro. 13 mln euro duhet të kthehen që të shkojnë në arkën e buxhetit të BE. Është kërkesë taksative e BE-së, sepse ndryshe Shqipëria s’përfiton më nga forndet IPARD për bujqësinë në vitet e ardhshme. IPARD 3, 112 mln euro janë bllokuar për shkak të shkeljeve që kanë bërë.