Verifikoi në ‘TIMS’ lëvizjet e ish-ministrit Tahiri, fiton gjyqin komisari i policisë

587
Sigal

Shefi i Antidrogës dhe trafiqeve në Policinë e Korëës, i cili verifikoi lëvizjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe familjes së tij në TIMS, ka fituar gjyqin. Ndaj tij u mor masa “pushim nga puna”, por gjykata e shfuqizoi masën disiplinore. Gjykata e Korëës ka shfuqizuar masën disiplinore ndaj shefit të seksionit kundër krimit ekonomik, drogës dhe trafiqeve në Policinë e Korëës, Dritan Hoxha. Ky zyrtar u ndëshkua në shkurt nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, me paralajmërim për largim nga puna, pasi kishte kontrolluar në sistemin TIMS lëvizjet jashtë vendit të ish -ministrit të brendshëm, Sajmir Tahiri dhe babait të tij, Bashkim Tahiri.