Verdho, tender 300 mln lekë për ankorimin e 2 anijeve-TEC që erdhen nga Bangladeshi në Vlorë

163
Sigal

Mbështetur në kontratën e lidhur mes qeverisë dhe firmës private “Exelerate Energy”, për 4 vite do paguajmë afro 150 milionë Euro, vetëm për detyrimin e qirasë, përveç vlerës së energjisë elektrike, që bangladeshasit do na shesin aq sa e ka bërë pazarin Babloku.Me urdhër të ministres Belinda Balluku, më 14 shtator 2022, drejtori i KESH, Ergys Verdho do bëjë tender për të krijuar bazën e ankorimit të dy anijeve TEC, që janë marrë me qira nga Bangladeshi, për të na furnizuar me energji elektrike.Sipas njoftimit të shpallur ditën e martë në Buletinin e Prokurimeve Publike, KESH ka akorduar një fond limit me vlerë 285 mijë Euro, për të bërë gati bazën e qëndrimit të dy anijeve të quajtura “Tigër 1” e Tigër 3”.Për këtë bazë te Porti i Peshkimit në Triport, do nevojiten 100 ditë pune, që do të thotë se deri në fund të muajit janar 2023, anijet TEC të Bangladeshit, do stacionohen e prodhojnë energji, me shkarkim gazrash helmuese buzë detit përballë qytetit të Vlorës.Specialistët thonë, se gjersa po krijohet një bazë ankorimi e veçantë me kosto kaq të lartë financiare 285 mijë Euro, anijet e prodhimit të energjisë, nuk do qëndrojnë 1 vit, sa ministrja Balluku deklaroi në muajin prill, as 2 vjet sa tha para 10 ditësh, por minimalisht 4 vite.Mbështetur në kontratën e lidhur mes qeverisë dhe firmës private “Exelerate Energy”, për 4 vite do paguajmë afro 150 milionë Euro, vetëm për detyrimin e qirasë, përveç vlerës së energjisë elektrike, që bangladeshasit do na shesin aq sa e ka bërë pazarin Babloku.Pra, për kaq vite, zona bregdetare e Vlorës, do jetë “non stop” e ndotur nga avujt e helmit që do nxjerrë e hedh në mjedis të lirë në lartësi 40-50 metër, djegia përzjerje naftë D2, solar e mazut, ndërsa ministrja Balluku, deklaroi: – “Jam e lumtur, që arritëm të sjellim 2 anijet TEC në Vlorë”.