Venecia zbardhi papërgjegjshmërinë e Kuvendit dhe kufijtë e Kushtetuteses

489
Sigal

Prof. Dr. Kristaq Kume: Komisioni Venecia nuk duhet të përdoret politikisht dhe të mos shprehet për procesin zgjedhor, pasi BE i ka institucionet e ndara. Konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Kocepti i tejkalimit është thjesht pranim i dekretit si akt, që e ka të drejtë dhe detyrim vetëm organi kushtetues, siç është Kreu i Shtetit

Prof. Dr. Kristaq Kume: Komisioni i Venecias të mos përdoret politikisht

Drejtori i Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Zgjedhjeve, Kristaq Kume komentoi draft-raportin e Komisionit të Venecias u shpreh, se ky institucion i BE-së po përdoret politikisht. Sipas Kumes interesimi i Venecias për t’i dhënë përgjigje 8 pyetjeve të Kuvendit të Shqipërisë tregon mbështetjen e këtij institucioni për shoqërinë shqiptare, por nga ana tjetër pohon se ai nuk ka tagrin për të vlerësuar lidhshmërinë e zgjedhjeve. Kristaq Kume: Ndryshimet zgjedhore nuk janë ndërruar në bazë të analizave, por referuar asaj se çfarë ka në dorë politika. Kodi më i fundit ka bërë që zgjedhësi shqiptar mos të ketë mundësi të përfitojë nga thelbi i asaj se çfarë i ofron vota. Komisioni i Venecias që ndryshe është Komisioni për Demokraci është një institucion i BE për të mbështetur vendet, që ato të realizojnë demokracinë. Është një institucion që merret me këshillime dhe opinione dhe nuk ka në target të problematikave mënyrën e zbatimit të ligjit. Kërkesa e bërë së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë nuk është në atë çka ky komision mund dhe duhet t’i kërkohet. Por fakti që e ka trajtuar dhe analizuar dhe ka formuluar një draft-opinion është një tregues domethënës për mbështetjen që ka shoqëria shqiptare nga institucionet ndërkombëtare. Këtij iu kërkua të shprehej për atë, se cila ishte mbështetja ligjore kur ai dekretoi datën e zgjedhjeve. Në vlerësimin e tyre Presidenti referuar legjislacionit shqiptar e ka kapërcyer këtë gjë. Dua të ndalem në 2 momente.

1-E para ka të bëjë me argumentimin e Presidentit se e mori vendimin pas informacionit që kishte se çfarë mund të ndodhte.

2-E dyta nuk e justifikon, por e vlerëson se e ka kapërcyer Presidenti të drejtën që i njeh Kushtetuta. Kjo, sepse nuk ndodheshim në gjendje të jashtëzakonshme.Se e ke informacionin, por nuk ndodhesh përballë gjendjes së jashtëzakonshme.

Ky moment në asnjë rast nuk duhet të përdoret si argument për atë që edhe Komisioni i Venecias shprehet për qëndrueshmërinë e procesit.

Është tjetër institucion i BE që ka për detyrë të vlerësojë që procesi zgjedhor është bërë në bazë të parimeve apo jo. Komisioni i Venecias po përdoret. Punët janë të ndara. Duhet të ndajmë edhe shkeljen nga kapërcimi i kompetencave. Shkelje duhet të ekzistojë diçka dhe ta shkelësh. Nëse nuk ka një gjë të tillë, ti e kapërcen. Komisioni i Venecias në këtë raport i ka kushtuar vëmendje dhe pasojave që mund të sillte kjo sjellje dhe efektet e saj nuk mund të klasifikohen në një veprim që të justifikojë shkarkimin e Presidentit nga detyra.

Ky moment në asnjë rast nuk duhet të përdoret si argument për atë që edhe Komisioni i Venecias shprehet për qëndrueshmërinë e procesit. Është tjetër institucion i BE që ka për detyrë të vlerësojë; që procesi zgjedhor është bërë në bazë të parimeve apo jo. Komisioni i Venecias po përdoret

 

Sokol Hazizaj, konstitucionalist: Opinioni i Venecias, dëshmi e papërgjeshmërisë së Kuvendit

Komisioni Venecias është një organ këshillimor pranë Këshillit të Evropës, që në fokusin e vet mbart, interpreton dhe këshillon mbi probleme rreth demokracisë dhe ligjit, ose inspiron rritjen e të drejtave nëpërmjet ligjit. Interpretimet e tij mbi çfarëdo polemike ligjore me karakter politik vijnë ndryshe nga polarizimi theksuar patologjik, i sëmurë në vendin tonë. Koncepti i tejkalimit është thjesht pranim i dekretit si akt, të cilin e ka të drejtë dhe detyrim i vetmi organ kushtetues siç është Presidenti, që do të thotë se në formë është tërësisht i drejtë, por në përmbajtje ka qenë jo në përputhje të drejtën e shtetasve për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur. Në këtë kuptim, sa kohë kjo e drejtë u realizua e ceduar politikisht, përkundër dekretit të shfuqizimit, palët kanë të drejtën të rivendosin paqësisht, apo rregullojnë mangësitë e konstatuara në zgjedhjet e 30 qershorit. Sa më sipër Komisioni Venecias ka konstatuar me të drejtë papjekurinë e klasës politike ndaj demokracisë nëpërmjet respektimit të ligjit. Duke mos e konceptuar papjekurinë si gabim të rëndë, lënë të kuptohet që origjinën e ka te mungesa e zotësisë juridike të palëve për t’u dhënë mundësi shtetasve të vet garanci juridike. Komisioni Venecias në konceptin e tij ka provokuar papërgjegjshmërinë e Kuvendit në sipërmarrjen e tij dhe në të njëjtën kohë i ka treguar Gjykatës Kushtetuese kufijtë e shqyrtimit të propozimit, në qoftë se ai do të shkojë pranë saj. Komisioni Venecias në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë ka treguar se aksesi i Presidentit për prodhimin e dekreteve dhe kur ai ka efekt në kohë, jo në hapësirë, nuk përbën gabim të rëndë në raport me aksesin absolut të një mazhorance që materialisht nuk krijon kushtet për pjesëmarrje në votim. Ligji mbi Gjykatën Kushtetuese nuk lidh ankimin me qenien, ose jo të kësaj gjykate, por e lidh me llojin e shkeljes dhe kohen e konstatimit të saj dhe ankimit. Polemika e sipërcituar është thjeshtë, ose tregon se faktorët kushtetues të themelimit të Gjykatës Kushtetuese ende nuk duan ta krijojnë atë.