Vendimi për Sotën, Prokuroria: Dyshojmë se 863 mijë eurot janë të Tahirit

515
Prokuroria e ka kërkuar arrest me burg sot për biznesmenin Orest Sota në Gjykatën e Krimeve të Rënda pasi ka dyshimin se paratë e gjetura në makinën e tij, 863 mijë eurot, ishin të ish-ministrit Saimir Tahiri. prokurroia ka bashkuar kështu dosjen e dosjen e Dosjen e Sotës me të Tahirit dhe të grupit të Habilajve.
Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi, teksa po vlerësohej masa e sigurisë për Orest Sotën, se “Kemi dyshime se paratë e gjetura në makinën e Sotës janë të Saimir Tahirit. Si provë në automjet janë gjetur patentat e Tahirit dhe 836 mijë euro. Dyshojmë se Tahiri përfitoi nga aktiviteti kriminal. 
Biznesmeni Orest Sota para Gjykatës së Krimeve të Rënda në automjet janë gjetur 2 patenta lundrimi dhe dy pasaporta detare. Nga sasia prej 862 mijë euro të hedhura rrëmujë në makinën e Sotës, 250 euro sipas verifikimit te prokurorisë janë false. 
Avokati i Sotës, Fatmir Braka, i cili kërkoi lehtësim të masë së sigurisë për klientin, kundërshtoi menjëherë, duke thënë se “paratë ishin për blerjen e hekurit tek Kurum, kemi edhe prova. Lefter Sota ka folur me telefon me pronarin dhe administratorin e Kurum, do të blihej 10 mijë ton hekur”.
Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për të marrë vendim.
Sigal