Vendimi i ministres Balluku për ndërprerjen e ndriçimit në autostrada, rrezik për aktivitete kriminale dhe shkelje e Kodit Rrugor

Në datë 8 mars nisi saga e krizës së Ministres Balluku , ku i tregoi qytetarëve si të kursejmë energjinë elektrike, nga përdorimi i kondicionerit e deri te dritat në administrate.Ndërkohë më datë 20 mars qeveria ka rikthyer kufizimet e energjisë elektrike në vend. Teksa disa muaj më parë u paralajmëruar kolaps energjetik, duket se tashmë ka filluar dhe stakimi i energjisë në disa zona. Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, tha në një deklaratë për mediat se importi i energjisë do të jetë më i madh se prodhimi vendas për shkak të mungesës së reshjeve kohët e fundit. Ndërkohë shqiptarët po vijojnë të vuajnë rritjen galopante të çmimeve të ushqimeve naftës, tashmë dhe të energjisë.Njoftimi i vendimeve pa konsultim për mungesë të ndriçimit të autostradave, është në shkelje të ligjit dhe me pasoja të rënda. Kështu shprehet kriminalisti Artan Rexhepi për vendimin e ministrisë së Infrastrukturës deh energjisë. Rexhepi thotë se mungesa e ndriçimit, favorizon ata që kanë prirje për kryerjen e veprave kriminale.Kjo ishte deklarata e bërë së fundmi nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në prezantimin e masave për kursimin e energjisë elektrike për shkak të krizës.Për kriminalistin Artan Rexhepi, vendime të tilla nuk mund të merren pa konsultime me policinë, ekspertët dhe grupet e caktuara të interesit.Rexhepi tha se një vendim i tillë ka dhe shkelje të Kodit Rrugor dhe përbën vepër penalePor sa ndikon mungesa e ndriçimit nëpër rrugët dhe autostradat e vendit, për kryerjen e veprave penale, përfshirë krimet kundër jetës apo vjedhjetKriminalisti rekomandon një zgjidhje, që sipas tij kursen energjinë dhe godet grupet kriminale njëkohësisht.

Sigal