Vendimi i Gjykatës për aferën e “Astirit”/ Reagon Basha: E vërteta nuk fshihet

310
Sigal

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, që ka dënuar ish-deputeten Jorida Tabaku për shpifje, në lidhje me aferën e Astirit.

Basha shkruan se, asnjë vendim nuk e fsheh dot të vërtetën.

Reagimi i kryetarit Basha në Twitter:

Babëzia, arroganca dhe shpifja janë trinomi i pandarë i RAMAVIRUSIT që prej 7 vitesh i ka shtyrë shqiptarët drejt shpunësimit, varfërisë dhe krizës.

Asnjë marionetë e RAMAVIRUSIT nuk e fsheh dot hajdutërinë e tij në bashkëpunim me trafikantët e drogës tek afera e Astirit. E vërteta e vetme e këtij KM dhe bufonëve të tij është plaçkitja e shqiptarëve për interes të banditëve dhe oligarkëve të tij.

Këtë të vërtetë që i madh e i vogël e di dhe e ka provuar në kurriz, nuk e fshehin dot më as gjyqtarët e korruptuar dhe as regjia e propagandës së lodhur.

Këto të vërteta dhe bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër mjerimit ekonomik dhe padrejtësive të RAMAVIRUSIT, do ta largojnë shumë shpejt këtë bandë dhe drejtësia e pavarur do tu japë ndëshkimin