‘Vendimi i DASH për Berishën pa fakte’/ Yuri Kim e pranon: Shqiptarët i dinë vetë…

233
Sigal

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka pranuar në mënyrë të tërthortë se vendimi i DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha nuk ka fakte.

Gjatë një interviste për Open, Kim u pyet për faktet ku është bazuar vendimi i DASH për ish-kryeministrin Berisha, por ambasadorja u përgjigj në mënyrë evazive, ku sipas saj, ‘çdo shqiptar i kupton faktet’, duke ua ‘lënë në derë shqiptarëve’ ‘faktet’ e Ramës.

Kim: Nuk mendoj se është realiste të mendosh se një ndryshim i qeverisë do të ndryshonte disi faktet. Faktet janë të qarta dhe mendoj se çdo shqiptar i kupton faktet. Mendoj se votuesit shqiptarë kanë të drejtën që t’i marrin vetë vendimet e tyre. Ne do të shpresonim që ata do t’i merrnin vendime te tyre duke marrë në konsideratë të gjitha faktet e disponueshme.

Kujtojmë se vendimi i DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha është i bazuar në mediat e kapura nga Rama, OJQ-të e drejtuara nga Xhorxh Soros dhe raportet anti-korrupsion të qeverisë më të korruptuar në rajon.