‘Vendimi i Blinken ndaj Berishës’/ Vasili: I pazakontë dhe i papritur në mes të masakrës elektorale

243
Sigal

Roli i qeverisë ‘Rama’ në vendimin e Blinken për ish-kryeministrin Berisha

I ftuar në hapsirën e Intervistës së Ditës, me moderatorin Bledian Marku, nën kryetari i LSI Petrit Vasili ka folur për rolin e qeverisë ‘Rama’ në vendimin e Blinken për ish-kryeministrin Berisha.

Vasili e ka quajtur vendimin e Blinken për ish-kryeministrin Berisha një vendim të pazakontë dhe i papritur.

‘Ky ka qënë një vendim i pazakontë dhe i papritur, në kohën në të cilën ndodhi ky veprim, në mesin e një masakre të vërtetë elektorale, duke kontrastuar fort me momentin kritik të zgjedhjeve të masakruara. Për të cilën konstatimi i SHBA-së ishte shumë problematik dhe shqetësues, pasi shefja e misionit, ambasadorja Elisabet Rozenstok Stiler, i misionit amerikan në Vienë, ngriti probleme shumë të rënda  që nga shit-blerja masive e votës, deri te përdorimi i administratës në favor të PS.

Të gjithë shqiptarët prisnin qëndrime të forta për të shpëtuar institucionin  e votës së lirë, në këtë moment kritik për vendin, ku e ardhmja evropiane e vendit, e cila është bllokuar.

Zoti Berisha gjykohet për veprimtarinë e tij si Kryeministër i Shqipërisë, pasi prej tetë vitesh është vetëm deputet.

Qeverisja e Berishës si kryeministër ka pasur disa verifikime të vazhdueshme e të paanshme, që kanë shoqëruar deri në fund të mandatit të tij.

Së pari deri në fund të viti 2010, Berisha u përball me 3200 çështje të BE për fitimin e libarizimit të vizave, si lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, kontrolli i kufirit, jeta politike në vend dhe mënyra e funksionimit të shtetit ligjor ishin pesë shtyllat e vlerësimit.

Kalimi me sukses të plotë dhe marrja e libarizimit të vizave ishte qëndrimi i BE 100 % pozitiv në mbështetje të kësaj qeverie të drejtuar nga Sali Berisha’, tha Vasili.