Vendimet e qeverisë/ Ja cilat dyqane hapen në 27 prill. Qeveria i kërkon Kuvendit, zgjatjen e karantinës deri në 23 qershor

374
Sigal

Kryeministri Rama:Hapja e dyqaneve me pakicë nga 27 prilli, përfshirë taksitë: Me vetëm 1 person

Nga data 27 prill do të hapen disa biznese, të cilave u është dhënë leja nga qeveria. Kryeministri Edi Rama: Hapja shoqërohet me protokolle, – tha kryeministri, –  dhe ne do të kemi një protokoll specifik për çdo biznes, që duhet ta zbatojë pikë për pikë. Lista do të publikohet në e-albania sot besoj, maksimumi deri nesër, e aktiviteteve që do të hapen prej datës 27 prill që  të marrin masa që të jenë në rregull me kushtet e reja. Do të hapen: Shitje me pakicë në dyqane jo të specializuar. Shitje me pakicë e mallrave të reja në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e këpucëve në dyqane të specializuar, pajisje ndriçimi, tregtia me pakicë e luleve, tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuve, tregtia me pakicë e lojërave në dyqanet e specializuar, tregtia me pakicë e pajisjeve sportive, shitja me pakicë e pajisjeve të telekomunikacionit. Do të hapet edhe shërbimi taksi që ka një protokoll me tërësi kërkesash specifike; shërbimi taksi është pjesë e listës për javën e ardhshme, sigurisht me vetëm një person brenda.”