Vendim skandaloz dhe pa studim për të mbuluar humbjet në rrjet. Flasin Sazan Guri, Ilir Kaduku dhe Fabian Topollaj

674
Guri, Kaduku dhe Topollaj: Bashkia kërkon të mbulojë humbjet në rrjet, vendim skandaloz dhe nul
Dyfishimi i çmimit të ujit të “papijshëm”, sjell reagime të shumta tek qytetarët dhe ekspertët e kësaj fushe, asnjë studim, asnjë diskutim me grupet e interesit
Enti Rregullator i ujit ka zyrtarizuar tarifat e reja për kryeqytetin, të cilat shënojnë një rritje për qytetarët me 44 %. Kjo do të thotë se një metër kub ujë nga 45 lekë që ishte, nga 1 janari i 2018 do të kushtojë 65 lekë për metër kub. Rritje kanë shënuar edhe tarifat për institucionet publike dhe ato private, konkretisht me 140 dhe 155 lekë për metër kub. Paralelisht edhe kostoja e mirëmbajtjes nga 100 është rritur në 200 lekë në muaj. Në këtë mënyrë Enti Rregullator ka pranuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për rritjen e tarifave me qëllim përmirësimin e furnizimit më ujë të pijshëm. Bashkia në kërkesën e saj për shtrenjtim të tarifave, argumentoi se ka një plan ambicioz investimesh, sipas të cilit brenda pesë viteve, Tirana do të ketë furnizim me ujë 24 orë. Paralelisht me këtë situatë qeveria qendrore ka nisur një aksion të ngjashëm me atë të energjisë, për të luftuar informalitetin edhe në sektorin e ujit. Kundër këtij vendimi janë shprehur Sazan Guri, specialist mjedisi dhe Ilir Kaduku, pedagog i Fakultetit Ekonomik në kryeqytet, Fabian Topollaj, anëtar i PD-së në Këshillin Bashkiak. Sipas tyre një vendim i tillë është thjeshtë skandaloz, për aq kohë sa nuk garantohet cilësia e shërbimit. 
Sazan Guri, ekspert mjedisi
Çfarëdolloj studimi të jetë bërë do të quhej nul për aq kohë sa për këtë nuk janë bërë me dije qytetarët dhe taksapaguesit. Nuk janë informuar dhe përfshirë grupe interesi, institucione private, publike dhe shkencore të ujit. Nuk janë pyetur ekspert privat të ujit, ekspert mjedisor. Për aq kohë sa këta nuk janë përfshirë në njohje, informim, shpjegim,. se përse do të rritet që dhe unë do të jem i ndërgjegjshëm pasi të më jepet një shpjegim, atëherë gjithçka është nul. Nuk mundet që taksa të rritet në një moment dyfish. Ajo rritet me faza. Nuk ka sens kjo rritje taksash.
Dua të di, se çfarë shërbimi më sjell ky kryebashkiak, kjo ERU? Do më sjellë ende ujë të ndotur në çezmë, do më sjellë mostrajtimin e ujërave të zeza që me merr taksën dhe nuk më shërben, po vete e i derdh në det. Rritja e taksës së ujit të bardhë është vendim i njëanshëm i Bashkisë, pa edukatë, që nuk e pyet fare qytetarin. Nga do të ma sigurojë ujin? Cilat janë rrugët e mbrojtjes? Sa do e rrisë shkallën e përmirësimit biologjik të ujit? A do ta pasurojë ujin me vlera minerale, flor, mangan, magnez?
Këtë ujë duhet të më përmirësojë ky maskara pushtet. Ky pushtet që më hedh klor në ujë dhe ka bërë familje, si në kohën e diktaturës ,sterile, (si i hidhej ushtrisë për shkaqe që dihen tani) i hidhet një populli të tërë. Ndërkohë mund t’i hedhë element të tjerë si, flor dhe mund ta bëjë me bombardim ndotjen, jo me klor dhe në vend që të hedhë 0.2 gr për një metër kub, me urdhër hedh 2 -3 -4 herë më tepër. Nga njëra anë çbakterizon ujin, vret bakteret e mira dhe sjell nga ana tjetër qindra probleme tek qytetarët, që e para është mospjelloria. Atëherë, këtë ujë do më shërbesh ti akoma?
Si mundet, ti kryebashkiak ta çosh furnizimin me ujë nga 13.5 orë në ditë në 11.5, në rënie, ndërkohë që mund dhe duhet ta çoje dy orë më tepër?
Si mundesh, që pikërisht atë që ti nuk e mbledh dot si shërbim, që nuk je në gjendje të grumbullosh taksën e atyre që ta vjedhin, e kompenson duke rritur taksën për ata që paguajnë? Aktualisht, kemi 55 % humbje e ujit në rrjet, ndërkohë që vetëm 45 % e paguajnë taksën dhe kështu rritet dy-fish për ta mbledhur. 
Ata e kanë vrarë njeriun, vranë frikën, protestuesit, qytetarët. I kanë lënë këta qytetarë pa punë, saqë edhe kotherja i duket dhjamë. Sot nuk ka njerëz. Gjen një shtresë jo të vogël që e pëlqejnë varfërinë dhe pëlqejnë të sulmojnë dhe ata që dinë të kenë. Dhe kjo është një bazë shumë e fortë e qeverisjes. Ai sulmon ata që kanë. 
Ilir Kaduku: Pedagog i ekonomikut
Nga janari i 2018-s, të gjithë banorët e Tiranës do të tarifohen 65 lekë për çdo m³ ujë që vjen në çezmat e tyre. Shtrohet pyetja, nëse një vendim i tillë është konform ligjeve ndërkombëtare të furnizimit me ujë të pijshëm dhe a është e bazuar në kondicionet financiare të qytetarëve të shtetit më të varfër të Evropës? Opinioni im është se, Shqipëria ka burime të mjaftueshme hidrike për të mbuluar nevojat e konsumatorëve privatë dhe enteve publike. Që të jemi korrekt, duhet thënë se furnizimi me ujë është ndërprerë në të gjitha zonat urbane për shkak të gjendjes skandaloze të infrastuktrurës ujore të Shqipërisë. Mendoj se në këtë situatë emergjente nuk është e arsyeshme që politik-bërësit të mos konfliktohen për faktin, se kush është fajtori i situatës alarmante, por të ulen dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhjen imediate të problemit nevralgjik. Një vendim i tillë bie ndesh dhe ndëshkon pa mëshirë shtresat e varfra dhe të mesme duke rënduar dhe më tej situatën e rëndë ekonomike të familjeve shqiptare. Tirana është qyteti me i shtrenjtë në Shqipëri për nivelin e taksave, ndërsa cilësia e jetesës nuk është në proporcion të drejtë me nivelin e taksimit. Furnizimi me ujë për nevoja personale është një nga të drejtat ndërkombëtare themelore e adaptuar nga OKB-ja në 2010. Në bazë të kësaj të drejte themelore shteti nuk ka të drejtë të ndërpresë furnizimin me ujë shtetaseve të tij, me përjashtim të rasteve madhore dhe emergjencave civile. Vetëm një narkoshtet si ky i yni mund të ndërmarrë politika të tilla diskriminimi që çojnë në varfërimin masiv të popullsisë. Projekti i plotë i Bashkisë duhet të ishte transparent dhe publik për të gjithë qytetarët. Kushdo ka të drejtë të këtë informacion se ç’bëhet me ujin dhe destinacionin e parave që qytetarët paguajnë për të. Qeveria duhet të heqë dorë nga shpenzimet për fasada dhe të investojë për ujin e pijshëm që është minimumi i normalitetit në jetën e njerëzve. Me këtë ritëm që po ecën maxhoranca nuk është çudi që edhe ne që mundohemi të zhgarravisim ndonjë ide të na taksojnë me “taksën e mendimit”. Nëse unë mendoj se qeveria nuk punon, është e kriminalizuar, ka kanabizuar vendin, etj, etj.. dhe këto mendime i shpreh publikisht, nuk është çudi që një ditë të bukur taksidarët e narkoshtetit të më taksojnë edhe për mendimin e lirë. Është fakt i pakontestueshëm që gjithë kjo situatë skandaloze është dhe si pasojë e një opozite inekzistente qoftë në nivel vendor ashtu dhe qendror. Maxhoranca nga dita në ditë vazhdon të ndërmarrë aksione arbitrare në kurriz të qytetarëve të tij, duke e ditur mjaft mirë dobësinë dhe pasivitetin e opozitës. Përfundimisht, mund të them me plot gojën, se jemi futur në një rreth vicioz kalvarësh nga ku është shumë e vështirë që me klasën politike aktuale të zgjidhen problemet. 
Fabian Topollaj, Jurist, anëtarë i PD-së në Këshillin Bashkiak
Do të anulohet në gjykatë, sepse në atë mbledhje kanë votuar për rritjen e çmimit të ujit, vetëm 26 nga 31 këshilltarë, që është numri minimal për kalimin e vendimeve në mbledhje këshilli. Kjo për shkak se janë llogaritur dhe 5 individë që nuk ishin bërë ende këshilltarë në atë mbledhje, zëvendësuesit e këshilltarëve që u bënë deputet. Çështja është në gjykatë nga grupi i këshilltarëve të PD-së, ku unë jam përfaqësues dhe ndjek procedurat ligjore. Ligji është shumë i qartë dhe shpresoj shumë që gjykata do e pranojë padinë. 
Rritet me 45% çmimi i ujit në Tiranë, Berisha qytetarëve: Të ngrihemi!
Lal plehu, i rritur, siç pretendon, duke shitur fiq, tani duke shkelur çdo ligj u rrit qytetarëve dhe bizneseve me 45% çmimin e ujit apo 2.2 herë më shtrenjtë se në Berlin!
Vetëm protesta mund t’ju mbrojë ju të dashur qytetarë nga ndëshkime të tilla banditeske! Sb
“Përshëndetje Doktor, Enti Rregullator i Ujit paska miratuar pa bërë asnjë lloj oponence rritjen e çmimit të ujit të sugjeruar nga Lal Plehu pa u konsultuar me asnjë teknicien dhe i votuar në Këshillin Bashkiak, në një forme shumë misterioze që nuk u mor vesh. Si ka mundësi çmimi i ri do të jetë 65 lekë/m3, nga 45 lekë/m3, pothuajse rritje me 45%, gjë që kalon çdo tolerancë të lejueshme teknike morale. Në Tiranë 1 m3 ujë i papijshëm, se dhe kjo duhet marrë, parasysh do kushtojë 65 lekë me një rrogë minimale 22.000 lekë, ndërsa në Berlin 1 m3 ujë i pijshëm kushton 240 lekë me një rrogë minimale 175.000 lekë. Po ta llogaritni jemi 2.2 herë më të shtrenjtë se Berlini dhe për më tepër me ujë që nuk pihet dot, sepse përsëri nga një buxhet familjar harxhohen mijëra lekë shtesë në muaj për të blerë ujë të pijshëm. Ju lutem denoncojeni si skandal, se kjo gjë po kalon pa u përmendur fare, në fakt kjo është vjedhje e drejtëpërdrejtë që i bëhet çdo qytetari pa asnjë dallim.”
Sigal