Veliaj në Zall Bastar: Zgjedhjet e 21 qershorit, për nevojat familjare

569
Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ishte sot paradite në Zall Bastar për ti kërkuar banorëve votën për kryetar të ardhshëm të kryeqytetit. Gjatë takimit Veliaj deklaroi se vota për zgjedhjet lokale të 21 qershorit duhet të shkojë për nevojat familjare. Gjatë dëgjesës me banorët e kësaj zone, Veliaj tha se ky komunitet vuan ende për ujin e pijshëm ndërsa akuzoi kryetarin aktual të bashkisë, Lulzim Bashën se nuk ka bërë asgjë për Tiranën.
“Njerëzit flasin për gjëra konkrete dhe jo për SHQUP. Duhet të trokasim në çdo shtëpi të djathtë dhe ti themi; a ka njerëz të djathtë sot që të thotë se ‘Të rroj Saliu’ dhe se rrihet Florenc Hoxha” A ka njeri normal kështu? A ka njeri që thotë se le të rrijë fëmija mbi plehra, dhe të rrojë partia? Duhet të votoni për zgjidhjen e nevojave ne familjet tuaja. Personat me aftësi të kufizuar nuk paguheshin më parë, ndërsa të varfrit nuk merrnin ndihmë ekonomike. Askush nuk do të kthehet më atje ku ishte, ndaj nuk duhet të kthemi atje ku ishim. Programi ynë do të jetë mbështetje për zgjidhjen e problemeve të njerzve në vështirësi dhe mundësi arsimimi dhe punësimi profesional”, u shpreh Veliaj.
Në krah të Veliajt ishte edhe deputeti socialist Xhemal Qefalia i cili u kërkoi qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve të Partisë Demokratike por të votojnë Erion Veliajn si kandidatin e duhur për të përmiërsuar jetesën e tyre.
“Ju siguroj se veliaj gëzon një simpati absolute dhe mbështetje nga i gjithë grupi parlamentar. Edhe kryeministri Rama ka besim absolute se Erioni do e çoj në drejtimin e duhur Tiranën. Dy fjalë dhe për kandidatin tjetër. Nuk kam asgjë me të, por me liderin e asaj partie që thotë unë do ndërmarr të tilla reforma. S’mund të marrë reforma me atë numër të vogël deputetësh. Ju gënjen vëllezërit e mi kur thotë se do të ulë energjinë elektrike. Është mashtrim siç di të mashtrojë Luli, prandaj mos u gënjeni, qëndroni stoic. Unë jam dëshmitar që Zall Bastari ka 1001 halle që i kemi evidentuar, por Erion Veliaj dhe stafi që do vendoset këtu në Zall Bastar do ju ndihmojë të përmirësojë jetesën tuaj”, deklaroi Qefalia.
Sigal