Veliaj dëgjon shqetësimet e qytetarëve: Do të vendosim rregull aty ku ka kaos

394
Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, nisi sot në 1 Maj, Ditën e Punëtorëve, turin e dëgjesave me grupet e interesit, duke u fokusuar fillimisht të problemet e transportit dhe pastrimit të qytetit. Veliaj dëgjoi të gjitha shqetësimet e punonjësve për dështimin e Bashkisë aktuale të Tiranës në punët e qytetit, duke nisur që nga zënia e korsive të dedikuara apo bllokimet e stacioneve të autobusit.
Pasi degjoi shqetësimet e tyre, Veliaj u shpreh se Tirana ka nevojë për nje Kryetar i cili të udhëheqë me shembullin e vet pozitiv, një qytet i cili vetëm ka degraduar në keto 4 vjet. “Çdo njeri duhet ta tregoë me shembullin e vet se si e drejton qytetin. Kryetari aktual e parkon gjithë arrogancë makinën e tij në trotuar, m’u në mes te Sheshit Skënderbej. Prandaj, Tiranës i duhet një Kryetar Bashkie që së pari respekton vetë ligjet dhe rregullat e qytetit”, tha Veliaj.
Ai shtoi se pas reformes territoriale, Tirana ka nevojë për një rikonceptim të transportit për Tiranen. “Premtimi im është: Do të vendosim rregull aty ku ka kaos në Bashkinë e Tiranës”.
Veliaj tha se “unë jam dakord me Dr. Halimin, kur thotë se duhen me shumë tregje në Tiranë. Por, pyetja ime është, kush i ka menaxhuar për 4 vjet tregjet në Tiranë, përveç Lulit? Jam dakord me Dr. Halimin kur thotë se ka nevojë që çerdhet të rregullohen apo të krijojmë terrene të reja sportive. Por, a nuk i premtoi Luli këto 4 vjet më parë? Prandaj, unë nuk besoj se ekipi që shkatërroi Tiranën për 4 vjet, do mund ta ndërtojë atë për 4 vitet e ardhshme. Koha e rrenave do të mbarojë në 21 qershor.
Sigal