Vazhdon situata e rëndë, 5 të vdekur nga Covid në 24 orët e fundit, ja sa raste u regjistruan

218
Sigal

Pesë persona të infektuar me covid kanë humbur jetën 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar në 2 358 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Krahasur me dje, sot kemi një vdekje më pak.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qyetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 56 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”, bën me dije ministria e Shëndetësisë.

Numri i infeksioneve ka shënuar sërish rënia. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë kryer 2584 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë. Dje u regjistruan 148 raste pozitive.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Devoll, Skrapar, 4 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Pogradec, Malësi e Madhe, 3 raste në Korçë, Lezhë, Vlorë, Pukë, Mirditë, Berat, Kamëz, Sarandë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Vau Dejës, Divjakë, Belsh, Gramsh, Këlsyrë, Konispol, 1 rast në Kuçovë, Vorë, Dropull.”, thuhet në buletinin ditor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.