Vasili: Ikni se ju doli boja, boll u hoqët zvarrë si zvarranikë

538
Sigal

Duke marrë shkak nga konferenca e sotme për shtyp të ministrit të jashtëm Gent Cakaj, i cili deklaroi se si ai, ashtu edhe kryeministri Edi Rama nuk kishin premtuar hapje të negociatave, ndaj dhe nuk dorëhiqen si kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, vjen reagimi i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, ku shfaq edhe një video të kreut të qeverisë, Vasili shprehet ndër të tjera: “ikni o të paturpë, o karaktere mizerabël, boll u hoqët zvarrë si zvarranikë”.

Postimi i plotë:

“Shiheni kete VIDEO dhe IKNI o te paturpe, se ju doli boja krye krejt !!

Ky derdimeni i ministrise jashtme tha nuk i ka premtuar Rama negociatat,ndaj nuk dorehiqet(VIDEO).
Ja cfare tha ky Cakaj:

“Unë nuk di që unë apo kryeministri kemi premtuar ndonjëherë se negociatat do të hapen. Ne kemi thënë se zotohemi se do bëjmë përpjekje, por nuk jemi zotuar se do të hapen se s’bën.”, tha Caka.

Shiheni VIDEON dhe ikni o te paturpë,o karaktere mizerabel boll u hoqet zvarre si zvarranike.

Shiheni kete VIDEO dhe IKNI o te paturpe, se ju doli boja krye krejt !! Ky derdimeni i ministrise jashtme tha nuk i ka premtuar Rama negociatat,ndaj nuk dorehiqet(VIDEO).Ja cfare tha ky Cakaj:"Unë nuk di që unë apo kryeministri kemi premtuar ndonjëherë se negociatat do të hapen. Ne kemi thënë se zotohemi se do bëjmë përpjekje, por nuk jemi zotuar se do të hapen se s’bën.”, tha Caka.Shiheni VIDEON dhe ikni o te paturpë,o karaktere mizerabel boll u hoqet zvarre si zvarranike.

Gepostet von Petrit Vasili am Samstag, 19. Oktober 2019