Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga kryeministri Rama në takimin me drejtuesit e policisë.
Përmes një deklarate për mediat, ai i ka bërë një paralajmërim të fortë kreut të qeverisë. Vasili i ka kërkuar kryeministrit Rama që të tregohet i kujdesshëm.
Për kryetarin e grupit të LSI prova e fortë e Ramës nëse do drejtësi është të mërkurën nëse do të votojë pro kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit.
“Në këto 4 vite Rama e mbolli Shqipërinë me drogë dhe i dha hapësirë krimit. Rama zgjodhi që të përgatiste edhe krimin elektoral të 25 qershorit. Kjo nuk është policia që duam, Shqipëria është kthyer në një narko-shtet. Ekzistojnë prova të forta, e mërkura është prova. Të mërkurën ky kryeministër ka një provë të qartë, të vendoset me krimin apo kundër tij. Të vendoset në anën e ligjit apo anti-ligjit, të vendoset në anën e parlamentit që të ndihmojë drejtësinë apo do të mbulojë këto të vërteta. Është për atë reformë që u çor dhe u lodh që tentoi ta kapë”, u shpreh Vasili. Më tej Vasili u shpreh se nga votimi i djeshëm ishte i qartë vullneti i Ramës për të qenë me krimin, prandaj ai i drejtohet kryeministrit me thirrjen për të bërë kujdes.“Bëj kujdes me komunikimet telefonike edhe me lëvizjet dhe kërcënimet dhe joshjet, pasi të gjithë janë të vëmendshëm dhe vigjilojnë mbi ty, pasi është policia që ndërtove ti. Kryeministri të vinte vetë të kërkonte t’i hiqej imuniteti dhe të vendosej para drejtësisë. Prokuroria të hetojë kur Rama bëri thirrje që policia të kthehej në parti politike”, tha ai. Këshilli i Mandatave që të çohen në Kuvend dy raporte. Opozita mbështet kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Tahiri, ndërsa socialistët kërkojnë hetim të plotë, por edhe kontroll banese dhe kontroll personal, pa asnjë kufizim nga imuniteti, por jo arrestim.