Vasili: Rama tallet me mijëra të vdekur në Itali dhe çon pompistin për “mjek”

Qazim Ismaili është një prej 30 personave të ekipit mjekësor që u dërgua nga Edi Rama në Itali për të ndihmuar në përballimin e situatës së koronavirusit. Ismaili ka një diplomë kursi për fizioterapi, por prej shumë vitesh punon si pompist në një pikë karburanti.
Një fakt i tillë është cilësuar si një skandal dhe mungesë serioziteti nga ana e qeverisë “Rama”. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se dërgimi i personave jo kompetentë është tallje e ulët e kryeministrit Edi Rama me fatkeqësinë që ka ndodhur në Itali.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Edi Rama tallet me mijra te vdekur ne Itali dhe çon pompistin per “mjek”.

Sigal

Se mos pandeh ky sharlatani, qe kemi kryeminister se do ja hedhe duke kerkuar falje, qe u tall edhe me shqiptaret edhe me Italine duke cuar pompistin per mjek.

Ik Edi Rama se je vulgar dhe i paturp.

Po si mundet te tallesh poshtersisht dhe tu cosh italineve, qe po vdesin me mijra, pompistin per mjek.

Po si mundet te tallesh ligesisht me shqiptaret dhe zemren e tyre te madhe dhe ti nxjerresh mashtruesa duke cuar pompistin per mjek.

Nxore Algjerine per Spanje dhe na turperove te gjitheve si mashtrues qe je dhe del e kerkon falje.

Dole ne TV u the shqiptareve si te kerkojne leje per te dale nga shtepia me aparatura dizaster dhe prap dole e kerkove falje.

Ik mashtrues ik se na e shpife.

Ik mor se edhe njeriu me i thjeshte ka respekt per veten, por ti s’ke as nje miligram Amor Proprio.